Bushati vizitë dy ditore në Greqi
takon Kotzias dhe komuntetin shqipta

Bushati vizitë dy ditore në Greqi<br />takon Kotzias dhe komuntetin shqipta
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati do të jetë në Greqi në 21 dhe 22 Mars në një vizitë zyrtare, ku pritet të ketë takime me homologun Nikos Kotzias dhe autoritetet më të larta shtetërore greke. Bushati do të zhvillojë takim edhe me kreun e opozitës dhe me shoqërinë civile.

Në vijim të takimeve të mëparshme, Ministri Bushati do të takohet me komunitetin shqiptar që jeton në Greqi, roli dhe kontributi i të cilit është jetik në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

​Vizita u njoftua përmes zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme, por më herët ishte kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i cili përmes një konference për shtyp i adresoi disa kërkesa ministrit Bushati, ku ndër to ishte diskutimi i çështjes çame dhe "porosia" për tu kthyer në atdhe si Ditmir dhe jo Dhimitër. Gjatë vizitës që ministri i Jashtëm grek pati pak kohë më parë në Tiranën zyrtare, ju drejtua me emrin "Dhimitër" homologut të tij shqiptar.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh