Bushi i vjetër flet për herë të parë pas vdekjes së Barbarës, George W rrëfen batutën e saj të fundit në spital

Bushi i vjetër flet për herë të parë pas vdekjes së Barbarës, George W rrëfen batutën e saj të fundit në spital

Barbara Bush dhe burri i saj George H.W Bush

Ish-presidenti amerikan George H.W Bush ka komentuar vdekjen e bashkëshortes me të cilën kaloi 73 vite të jetës së tij për herë të parë që kur ajo ndërroi jetë të martën.

'E kam ditur gjithnjë se Barbara ishte gruaja më e adhurueshme në botë, dhe në fakt e ngacmoja atë duke i thënë se e kisha kompleks një gjë të tillë. Ne kemi besim se ajo është në parajsë dhe e dimë se jeta vazhdon, sikurse do të kishte dashur ajo” – tha presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara.

George H.W. i qëndroi në krah gruas së tij deri kur ajo mbylli sytë dhe ata ishi dorë për dore kur ajo ndërroi jetë.

Barbara e ruajti sensin e saj të humorit deri në fund dhe djali i saj George W Bush rrëfeu dje një detaj në një intervistë me Maria Bartiromo e Fox Business Network.

Ish-presidenti dhe gruaja e tij Laura, që dhanë intervistën e parë që pas vdekjes së Barbarës, thanë se i kishin shkuar për vizitë fund-javën e kaluar dhe se ajo i bëri të gjithë për të qeshur duke ngacmuar djalin e saj të madh.

'Unë dhe ajo po flisnim kur doktori hyri brenda dhe ajo ja priti: “Doni ta dini pse George W, është kështu siç është?” – tha George W Bush. ‘Doktori pa pak i habitur dhe ajo tha: Sepse unë pija dhe tymosja kur isha shtatzënë dhe prisja ta lindja”.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Athina mbulohet nga mjegulla ngjyrë portokalli. Pluhuri saharian zhduk Akropolin, ndotje e lartë

Athina mbulohet nga mjegulla ngjyrë portokalli. Pluhuri saharian zhduk Akropolin, ndotje e lartë