Busti i poetit martir Havzi Nela vendoset në gjimnazin e Kukësit, Shehu: Krenari për qytetarët

Busti i poetit martir Havzi Nela vendoset në gjimnazin e Kukësit, Shehu: Krenari për qytetarët

Busti i poetit, Havzi Nela në oborrin e gjimnazit të Kukësit

Në një ceremoni zyrtare të Bashkisë Kukës, u vendos busti i Havzi Nelës në oborrin e gjimnazit të qytetit që mban të njëjtin emër. Busti është vepër e skulptorit Kuksian, Ilmi Hoxha. Bashkim Shehu, Kryetar i Bashkisë Kukës në fjalën e tij theksoi:

Përditë e më shumë Havzi Nela do të bëhet krenari për njerëzit që jetojnë në këtë qytet, për gjimnazistet që do të dalin nga gjimnazi i Kukësit që mban emrin e tij. Falë tij, falë sakrificës së tij sublime, falë guximit e krenarisë së tij, Kukësi është në hartën e botës si qytet i poetit të varur. Bota ka qytete poetesh të pushkatuar, të vdekur burgjeve, të masakruar, por Kukësi është qytet i poetit të varur Havzi Nela. Kukësi tashmë përveçse qytet i qëndresës së madhe të 1912, përveçse qytet i mikpritjes së madhe dhe kandidat për Nobel në 1999, është edhe qytet i poetit të varur në litar në emër të lirisë, të fjalës së lirë.

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu

Havzi Nela u burgos në vitin 1987 dhe më 10 gusht të vitit 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit në muajt e fundit para se regjimi të shembej pas dënimit me vdekje nga një trupë gjykatësish komunistë. Persekutimi i tij nisi në vitin 1967 kur, si një mësues i ri dhe poet i talentuar, kundërshtoi kolektivizimin, ndalimin e besimit fetar dhe ndërrimin e veshjeve për gratë e fshatit.

Havzi Nelës i është akorduar titulli “Martir i Demokracisë” dhe “Nderi i Kombit”. Duke filluar nga 10 gushti 2018, do të jete e rindërtuar shtëpia e Havzi Nelës në Kollovoz dhe do të bëhet shtëpi muze e vizitueshme nga cilido.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite