POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Buxheti 2019/ Rritja e rrogave, ja sa do marrin nga 1 prilli në dorë mjekët, mësuesit e ushtarakët

Foto ilustruese

35 mijë mësues dhe edukatorë të të gjitha niveleve parauniversitare, 4.650 mjekë, 13.765 infermierë dhe 6.800 ushtarakë nga 1 prilli i vitit të ardhshëm do të kenë rritje të pagave, sipas projektit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2019, që nga dita e djeshme nisi të diskutohet në nivel grupesh interesi. Duke u mbështetur në të ardhura më të mëdha buxhetore se vitet e tjera, për 2019-ën qeveria mendon se është në gjendje të bëjë një rritje nga 5 deri në 10 për qind për këto kategori të buxhetorëve.

Në sektorin publik të shëndetësisë parashikohet rritje e pagave në nivelin 10% për mjekët e të gjitha kategorive, në spitale dhe qendra shëndëtësore, si dhe infermierët, laborantët dhe farmacistët. Nga kjo politikë përfitojnë 4.650 mjekë dhe 13.765 infermierë. Efekti financiar për buxhetin është llogaritur në 1.4 miliardë lekë në një vit.  

Ndërkohë, në sektorin e arsimit publik parauniversitar mendohet një rritje pagash në nivelin e 7 përqindëve. Përfitojnë nga ky ndryshim rreth 35 mijë mësues me një efekt financiar vjetor për buxhetin në vlerën e 1.5 miliardë lekëve.

Ndërkohë, është planifikuar edhe rritje pagash për ushtarakët,që nga ushtari deri tek gjenerali me gradën më të lartë, në masën 5 për qind. Rritja e pagave të tyre do t’i kushtojë shtetit në një vit rreth 250 milionë lekë.

Me ndryshimet e reja, një mjek nëpër spitale mesatarisht do të përfitojë një pagë prej më shumë se 91 mijë lekësh të reja në muaj, si pagë bruto. Po kështu, një mësues në shkollë të mesme do të marrë mesatarisht afro 77 mijë lekë në muaj. Kurse pagat e ushtarakëqve, duke mbetur gjithnjë shumë larg atyre të homologëve të tyre në ushtritë e vendeve të tjera të NATO-s, do të pësojnë rritje që e çojnë rrogën ëm të lartë për nënoficerët në 67 mijë lekë, për oficerët 94 mijë lekë, ndërsa për ushtarët rroga maksimale do të jetë 46 mijë lekë në muaj. Ndërsa rroga e nje gjenerali me trey je, apo e admiralit në flotën ushtarake do të jetë 178 mijë lekë.

Por sa do të jenë pagat neto, apo lekët që do të marrë secila nga këto kategori në dorë. Sikurse dihet, paga bruto “futet në ujë” pasi prej tyre mbahen taksat si tatim mbi të ardhurat personale, por edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që paguhen nga punonjësi dhe punëdhënësi.

Në tabelën bashkëlidhur jepen, përveç pagave bruto, edhe pagat e reja neto të kategorive që do të përfitojnë nga rritja e propozuar, që do të hyjë në fuqi nga 1 prilli 2019. Sipas llogaritjeve, rezulton që një mjek familjeje do të marrë në dorë (“cash”) 65.259 lekë në muaj mesatarisht, duke përjashtuar vjetërsinë. Ndërsa një mjek në spitalet e vendit do të marrë 73.168 lekë. Infermieri me shkollë të lartë në spitale do të marrë 48.229 lekë dhe ai me të mesme 44.677 lekë.

Sa i përket arsimit, një edukatore, ë paguhet në sistemet e bashkive, do të marrë në dorë me rritjen e re 50.710 lekë në muaj, një mësues filloreje 57.765 lekë dhe një drejtor shkolle të mesme gati 70.000 lekë.

Ushtarët do të marrin nga 30.642 lekë për gradën me të ulët, në gati 39 mijë lekë; një kryekapter gati 55 mijë lekë, një kolonel 93.204 lekë dhe një gjeneral lejtnant 141.697 lekë. 

Tabela e plotë me rritjen e rrogave sipas kategorive përkatese

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • Erti: 18/10/2018 14:17

    Po per arsimin e larte a po kujtohet kush, apo nuk ju duket e arsyeshme. Kjo flet shume: ska pse stimulohet arsimi I larte publik: ... ne kete vend nuk ka nevoje per specialiste te afte por per sherbetore te zote. Mekat...

    Përgjigju
  • Arbër: 18/10/2018 07:51

    Pse nuk shkruhet neto sikurse edhe kur ceket bruto..?

    Përgjigju