Ahmetaj: Rrisim buxhetin me 11% për bashkitë/ Replikon Xhelal Mziu: Kamza u diskriminua

Pushteti vendor ne vitin 2019 do të ketë një rritje të buxhetit me 11%. Ka qenë kjo ajo që ka premtuar Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë diskutimeve në  Këshillin Konsultativ  për buxhetin 2019 të pushtetit vendor për  vitin e ardhshëm.  Ahmetaj shtoi se vëmendja është tek taksa e pronës, kjo me qëllim regjistrimin dhe taksimin e drejtë mbi bazën e sipërfaqes dhe jo në mënyrë të çrregullt siç ka ndodhur deri më tani.

“Taksa mbi pronat është burim i rëndësishëm për buxhetet tuaja. E ndërsa deri tani ka qenë larg përgjegjësisë suaj, tani është e juaja. Nëse janë sot 600 mijë prona të detajuara do të duhen edhe 600 mijë të tjera që të detajohen, që të mos i taksoni qytetarët me një nivel metri standard, pasi mund ti bëni dëm buxhetit dhe qytetarit. Decentralizimi është shumë i rëndësishëm” tha ministri. Ahmetaj përsëriti faktin se pushteti vendor e ka për detyrë ligjore për të përditësuar të dhënat në platformë për çdo ditë dhe nëse ndodh e kundërta, ata do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Pjesë e takimit ishte edhe kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu i cili akuzoi pushtetin qendror për diskriminim të bashkive që drejtohen nga përfaqësuesit e zgjedhur nga opozita. Referuar bashkisë që drejton ai tha se ‘Bashkia Kamëz ka marrë zero lekë për mirëmbajtjen e rrugëve, zero lekë për shërbim zjarrfikës, por edhe për pyjet”. Por Ahmetaj reagoi duke thënë se ‘Bashkia Kamëz e ka 7 për qind rritjen e fondeve grand. Pra, jemi në rritje të konsiderueshme. Kjo tryeze nuk i shmanget politizimit”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit