Buxheti faktik 2017 te ‘Ekonomia’/ Ahmetaj: Borxhi brenda objektivit. KLSH: Nuk është 70, por 72%

TIRANE-Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka diskutuar buxhetin faktit të vitit 2017. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj e ka vendosur ndër të tjera theksin te borxhi publik, që sipas tij në vitin 2017 ka një rënie me 2 për qind dhe nga 72.3 për qind ky borxh ra në 70.1 për qind.

Në vitin 2017 shënuam një ulje të borxhit publik. Ekonomia shqiptare performoi mjaft mirë, rritja ka qenë 3.84% nga 3.4% në vitin 2016. Buxheti duhet të ulet deri në nivelin 45%. Viti 2017 ishte elektoral dhe pati edhe një specifikë, qeverinë teknike dhe e bënë që të ishte test real për financat publike dhe perspektivën e qëndrueshmërisë së tyre. Qeveria nuk krijoi borxh të ri.  Shifrat janë në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe me detyrimet që Parlamenti i ka vendosur qeverisë. Në vitin 2017 treguesi i borxhit publik ka një rënie me 2 për qind dhe nga 72.3 për qind ky borxh ra në 70.1 për qind.

Arben Ahmetaj

Ne komision nuk ishte i pranishëm Bujar Leskaj, kjo për arsye se i mbaron mandati, ndërsa institucioni është përfaqësuar nga Manjola Naco, drejtoreshë në KLSH, e cila u shpreh se vlera e detyrimeve të prapambetura nuk është raportuar në tabelën e treguesve fiskalë, çka do të sillte një deficit mbi 2% të PBB.

Disa tendera kanë nevojë për investigim. Kanë mbetur pa likuiduar një stok i likuidimit të TVSH. Megjithëse janë miratuar stoku i TVSH-ve nuk rezulton në tatime. Ka rrezik për rimbursimin e TVSH-së në investimet në energji. Vendimet gjyqësore nuk reflektohen si borxh. Raporti i borxhit është ende larg. Stoku i borxhit paraqitet i nënvlerësuar. Vlera e detyrimeve të prapambetura, si shpenzim i konstatuar, nuk është raportuar në tabelën e treguesve fiskalë, çka do të sillte një deficit mbi 2% të PBB, por është raportuar si shpenzim i periudhave të ardhshme. Nëse merren në konsideratë këto detyrime, stoku i borxhit publik të raportuar, nga 1,088 miliardë lekë, do të ishte në rreth 1,104 miliardë lekë, i cili në raport me PBB do të jepte një tregues të borxhit në nivelin mbi 71%. Nëse marrim në konsideratë edhe shlyerjen e stokut të rimbursimit të TVSH në vlerë 11 miliardë lekë borxhi publik do të jepte një tregues në nivelin 72% të PBB

Manjola Naco

 

( Kliko këtu ) për raportin e plotë të KLSH për Buxhetin Faktik 2017 )

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
KLSH: ARMO-s iu falën me amnisti mbi 10 mld lekë

Manjola Naco, drejtoreshë në KLSH gjatë raportit në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin faktit të 2017 u ndal edhe te amnistia fiskale, ku theksoi se vetëm ARMO-s i janë falur mbi 10 miliardë lekë, ndërsa shtoi se kjo vlerë borxhi të mbetet jashtë regjistrave të shtetit.

Konstatohet se gjatë realizimit të amnistisë fiskale, janë fshirë nga regjistrat e borxhit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, detyrimet e akcizës për 49 tatim pagues me vlerë 12.3 miliardë lekë, prej të cilave vetëm ARMO në vlerë rreth 10.7 miliardë lekë, (këtu përfshihen detyrime, penalitete dhe kamatvonesa). Problematika e trajtuara më hollësisht në këtë raport, ndërmjet DPT, DPD dhe MFE, ka rezultuar në cregjistrimin e këtij borxhi nga regjistrat dhe sistemi i DPT pa u realizuar procesi i transferimit të tij tek DPD, dhe duke bërë që kjo vlerë borxhi të mbetet jashtë regjistrave të shtetit dhe rrezikuar kështu interesat e ligjshme të tij.

RAPORTI I KLSH

ARMO, por edhe dy kompanitë që morën një pjesë të aktivitetit të saj kanë falimentuar, ndërsa kanë miliona euro borxhe. 

Historia e ARMO
Në vitin 2008, ARMO u privatizua nga grupi Taçi Oil, që mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, AMRA Oil, për 128 milionë euro. Grupi Taçi është tashmë i falimentuar.

Në vitin 2013, azerët e Heaney Assets Corporation blenë paketën e aksioneve të AMRA Oil. Azerët e përdorën për pak kohë kompaninë dhe më pas u tërhoqën. Në 2014-2015, përmes qiradhënies ARMO-n e shfrytëzuan Deveron Oil Albania, TPD-Trading Petrol & Drilling.

Pas një periudhe disamujore ku aktiviteti mbeti pezull në shtator 2016 erdhi ITRC, që e mbylli si gjithë të tjetër, me një fund pa lavdi.

Në fillim të muajit shkurt të këtij viti u mësua se një tjetër kompani po negocionte për të blerë rafinerinë, e quajtur Allum Enterprises. Kompanitë që e marrin ARMO-n në përdorim nëpërmjet qirasë apo marrëveshjeve me bankat e shfrytëzojnë dhe ndërkohë nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit. Në fund të gjithë largohen, duke lënë pas një mal me detyrime.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet