Përmbytjet, Xhaçka: Na duhet buxhet më i madh, në 2019 nis ndërtimi i bazës së Kuçovës

TIRANE-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në kuadër të diskutimit për projektbuxhetin e vitit 2019 ka shpalosur në Komisionin e Sigurisë objektivat për vitin e ardhshëm. Xhaçka renditi disa nga prioritetet e ministrisë së Mbrojtjes.

Disa nga objektivat janë; modernizimi i batalionit të këmbësorisë, sistemet e pajisjeve për forcat e armatosura, vendosja në funksion e vëzhgimit të hapësirës ajrore, përmirësimi i vëzhgimit të hapësirës detare për luftën ndaj trafiqeve, investimi bashkë me NATO-n në modernizimin e bazës së Kuçovës, e cila do të sjellë përftime të shumëfishta, pasi do të rrisë nivelin e siguritë, ndikon në thithjen e investimeve të huaja dhe punësimet. Ne duhet të jemi shumë seriozë në bashkëpunim me aleancën.do të jenë mbi 50 milionë euro investim. Në 2019 do të vendoset tulla e parë, ndërsa kjo do të jetë baza e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Olta Xhaçka

Deputetët e shumicës ngritën shqetësimin e nivelit të buxhetit për Emergjencat Civile që tashmë ka kaluar në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Olta Xhaçka u shpreh ‘na duhet një buxhet më i madh’. Shkodra ka qenë një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, ndërsa ministrja tha se nuk kam parë asnjë projekt për të investuar.

Buxheti është i papërfillshëm është në krahasim me atë që mund të rialokojnë bashkitë. Na duhet një buxhet më i madh se kemi një borxh të pashlyer dhe dëmtime të shumë familjeve që janë prekur në vite. Secili ka përgjegjësinë e vet, nuk mund ta mbajmë të gjithë ne. Nuk kam parë projekt të mirë që kërkon fonde për të evidentuar problematikën në Shkodër. Pashë një projekt të Fierit për Vjosën po e mbështesim.

Olta Xhaçka

Kryetarja e Komisionit, Felaj u shpreh se ‘Buxheti për Mbrojtjen ka ardhur në rritje në krahasim me vitin e kaluar. Ne jemi në mbështetje të kërkesave tuaja buxhetore’.  Ndërsa relatori Xhemal Qefalia theksoi se Shqipëria renditet përkrah Gjermanisë përsa i përket nivelit të kontributit në NATO.

‘Për herë të parë FA arrin që të kapë një shifër rekord, 1.25% të buxhetit. Kjo kërkesë u bë edhe nga Presidenti Trump, është angazhim në kuadër të rreshtimit në NATO. Shqipëria renditet përkrah Gjermanisë dhe Italisë, duke lënë pas vende të tjera si Spanja, etj’ tha deputeti i PS.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri kandidat për eurodeputet me partinë e Mitsotakis, gazetari Guri: Vendimi politik, figura e tij do përdoret sikur u godit nga Shqipëria

Fredi Beleri kandidat për eurodeputet me partinë e Mitsotakis, gazetari Guri: Vendimi politik, figura e tij do përdoret sikur u godit nga Shqipëria