Buxheti në Kuvend, opozita bojkot, Ahmetaj: Ja kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash

Ministri i Financave Arben Ahmetaj  prezantoi pasditen e së mërkurës  para Konferencës së Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2019. Opozita nuk ishte e pranishme duke vijuar bojkotin e nisur që në fillim të këtij sesioni parlamentar. Ministri Ahmetaj u shpreh se do të ketë rritje pagash me 7% në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e mbrojtjes.

Parashikohet hapja e 30.000 mijë vendeve të punës. Mbështes krijimin e vendeve të reja të punës me politikat protektive të punësimit. Rritja ekonomike pritet të mbështetet nga kërkesa e brendshme, konsumi privat dhe investimet. Ndërkohë edhe shkalla e papunësisë pritet të zbresë 12% në 2019.  Politika fiskale do të vijojë drejt konsolidimit me efekt neutral për konsumin.  Ligji për tatim të të ardhurave,do të njohë një ulje në 8%. Rritja e pagave në shëndetësi do të rriten me 7 për qind, në shëndetësi dhe në arsim po me 7 për qind. Investimet publike janë parashikuar në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, do të mbështesë krijimin e kapitalit me  88.8 miliardë lekë. Subvencioni nuk do të jetë më pasiv. Do te kete përparësi fusha e arsimit dhe shëndetësisë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ahmetaj u ndal edhe tek shifra e parashikuar për shpenzimet  për ndihmën ekonomike, të cilat sipas ministrit të financave është planifikuar të jetë 20.5 miliardë lekë.  Sa i përket defiçitit fiskal ai tha se do të jetë më i ulëti.

Shpenzimet për ndihmën ekonomike do të jenë në shifrat 20.5 miliardë lekë. Defiçiti fiskal 1.9 % është më i ulëti për vitin 2019, bilanci primar që për të katërtin vit rradhazi është pozitiv dhe i cili pritet të jetë akoma më i ulëti në vitet e ardhshme. Kjo shifër e cila përkthehet në një bilanc pozitiv që tregon përgjegjshmërinë e kësaj qeverie për të garantuar të ardhura të sigurta në qasjen e buxhetit për vitin 2019. Skema e pensioneve i rëndon më pak buxhetit të shtetit. Mbi 200 qendra shëndetësore do të rikonstruktohen. Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2 milion lekë. Në lidhje me skemen e rimbursimit të barnave, do të ketë një rritje me 23.6 %.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit