POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Buxheti te ‘Ligjet’/ ‘Drejtësia’ dhe ILDKPI kërkojnë shtesë, Fino: Rriten pagat e policisë së burgjeve

Komisioni i Ligjeve

Komisioni i Ligjeve vijon seancat dëgjimore me institucionet për buxhetin e 2019. Zv/ ministri i Drejtësisë, Toni Gogu është shprehur se buxheti i ri financon institucionet e reja të drejtësisë, ndërsa kërkoi një shtesë për për sistemin e burgjeve. 

Buxheti financon institucionet e reja te drejtësisë. Duhet të investojmë për të shmangur mbipopullimin e burgjeve. Policët e burgjeve duhet të kenë pagesa të denja. Në prill do nis rritja e pagave për policinë e burgjeve. Për reformën në sistemin e burgjeve kemi nevojë për rritje buxheti. Janë dy qendra që kodi penal na detyron të ngremë. Tek pronat jemi fokusuar tek kompensimi financiar i shpronësimeve cdo ministri kërkon më shumë në buxhet. Por për ministrinë e Drejtësisë është buxhet i ekuilibruar, në funksion të zbatimit të reformës në drejtësi. 

Toni Gogu

Ndërsa zyrtari i drejtorisë së financave në Ministrinë e Drejtësisë u shpreh se ‘630 mln leke shtesë i duam për policinë e burgjeve që ti unifikojmë me policinë e shtetit’. Bashkim Fino, që është relator tha se ‘buxheti garanton mbështetje financiare absolute për reformën në drejtësi. Kemi shtuar 70 punonjës. Edhe policia e burgjeve nga 1 prilli do ketë rritje page me 7%. Rrija do të vijojë edhe në vitin pasardhës’.

Ndërsa sekretarja e përgjithshme e ILDKPI, Kozeta Ndoi kërkoi 4 mln lekë mbi shumën e planifikuar 138 për vitin 2019. ‘138 mln lekë janë dhënë për buxhetin e vitit 2019. Por kërkojmë më shumë për shkak se deklaratat do të bëhen në sistem online. Më shumë para për shpenzimin e mirëmbajtjes. Kërkojmë 4 mln leke me tepër’ tha Kozeta Ndoi.

d.ba.
Komento