‘Buzët e shtatzanisë’, çfarë nuk dinit për fenomenin që prek të gjitha femrat

 ‘Buzët e shtatzanisë’, çfarë nuk dinit për fenomenin që prek të gjitha femrat

Khloe Kardashian

Gjatë periudhës së shtatzanisë të gjitha femrat përjetojnë një fryrje në të gjithë trupin. Ky i fundit transformohet krejtësisht për të arritur që bebja brenda jush të ndihet mjaft rehat. Por ajo që duhet të vini re patjetër është se edhe buzët do t’ju fryhen. Njësoj si çdo pjesë tjetër e trupit, buzët pësojnë një enjte të vazhdueshme deri në muajin e nëntë të pritjes së ëmbël.

Njësoj ndodhi me Khloe Kardashian së fundmi, i ka ndodhur Beyonce-s më parë, dhe shumë vajzave të tjera të famshme. Mund t’ju ketë ndodhur edhe juve(ose në perspektivë) mund t’ju ndodhë dhe nuk dini se çfarë shpjegimi t’i jepni.  Por mjeku ju jep shpjegimin e duhur.

“Padyshim që ka një të vërtetë në gjithë këtë histori. Ndërsa barku juaj rritet përditë, njësoj ndodh edhe me buzët tuaja,”- thotë Dr. Sherry A.Ross, eksperte e shëndetit të grave për revistën “People”.

Fenomeni i ashtuquajtur i “buzëve të shtatzënisë” mund të jetë një efekt anësor i mirëpritur nga shumë gra, sepse do të dukeni shumë ndryshe, gati sikur i keni bërë buzët. Por ka edhe femra të cilat nuk e mirëpresin këtë fenomen, siç ndodhi me Khloe e cila bezdisej nga buzët e fryra.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër