‘Cakaj’/ Balla-Metës: Qesharak, por s’keni shans të pengoni qeverinë dhe reformën në drejtësi

‘Cakaj’/ Balla-Metës: Qesharak, por s’keni shans të pengoni qeverinë dhe reformën në drejtësi

Taulant Balla dhe Ilir Meta

Kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar menjëherë kundër Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit vijoi akuzat kundër kryeministrit Rama përmes zëdhënësit Tedi Blushi (lexo këtu). Balla e cilëson Metën qesharak, kur sipas tij, Monika i'a fut kokën në çizmen e saj. Referuar deklaratave nga zëdhënësi Tedi Blushi për mosdekretimin e Cakajt dhe për drejtësinë e re, kreu i grupit socialist thotë se Meta nuk ka shans të pengojë punën e qeverisë dhe as reformën në drejtësi. Në fund, Balla ka edhe një apel për kreun e shtetit, që të ruajë qetësinë.

“Zoti President, ne s'ju pengojme dot te jeni Iliri qesharak qe kemi njohur me shume se sa njehere kur Monika i'a fut koken ne çizmen e saj! Por keto bumjet tuaja qe po e bejne edhe Bujar Nishanin te duket si Xhefersoni, nuk impresionojne dot me askend. Ne s'jemi as PD, as LSI dhe s'kemi ndermend te humbasim kohe me konflikte te kota me ju. Sepse ju s'keni asnje shans dhe s'do keni asnje mundesi te pengoni as punen tone dhe as Reformen ne Drejtesi, qe e di Shqiperia dhe bota se sa shume e deshironi te realizohet. Por meqe ju kemi dhene voten si President, ju ftojme te ruani qetesine sa te mundeni sepse duke u bere ju qesharak, sigurisht edhe ne nuk ndjehemi mire”.

Debati Presidencë-Qeveri nisi dy ditë më parë kur Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie.

Dokument të cilin Cakaj e ka marrë vetëm në datën 4 janar, 24 orë pas aplikimit. Meta kërkoi hetim edhe për DSIK institucion i cili sipas tij nuk ka kryer verifikim të plotë për figurën e Gent Cakajt (Lexo këtu). Por përgjigjia e DSIK ishte se verifikimi ndaj Cakajt është bërë i plotë duke konkluduar se kandidati për ministër të Jashtëm nuk është i rrezikshëm (Lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erioni: 12/01/2019 16:23

    Bravo justice Palla eshte KUKLLA kryekput I ed Rames cdo njeri qe KUNDERSHTON Ramen kthehet armik te Taulant Palles dhe gjithe KUKLLAVE PULAVE DHE DELEVE QE I VINE VERDALLE RAMES

    Përgjigju
  • Justice: 12/01/2019 16:15

    Taulanti vogel...ai eshte presidenti juaj jo i yni.pse merzitesh ...ju doli nga linja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund