Cambridge Analytica shkaktare e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian

Cambridge Analytica shkaktare e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian

Ligjvënësit britanikë kanë publikuar të hënën të dhëna që tregojnë se grupi që ka punuar në fushatën për Brexit ka përfituar nga kompania, Cambridge Analytica.

Themeluesi i kompanisë kryesore të lidhur me Cambridge Analytica, Nigel Oakes, ka thënë se kjo e fundit ka punuar në fushatën për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, bazuar në disa transkripta të intervistës të publikuara nga komiteti parlamentar.

Oakes ka thënë se “nuk ka pasur kontratë apo para” në këtë proces mirëpo ajo punë është bërë vetëm për të demonstruar kapacitetet e konsulencës.

Në një transkriptë tjetër të një interviste të zhvilluar me një zyrtar të fushatës për Brexit, Andy Wigmore, është thënë se grupi i fushatës ka kopjuar metodat e konsulencës, Cambridge Analytica.

“Fushata Largohu nga BE-ja ka përfituar nga puna me Cambridge Analytica para se të shpallej si fushatë zyrtare për referendum”,
ka thënë përmes një deklarate udhëheqësi i Komitetit për Kulturë, Media dhe Sport, Damian Collins.

Cambridge Analytica është firmë konsulente politike, e cila ka fituar vëmendje të madhe pas zbulimit të skandalit me Facebook, në të cilin konsulenca ka përdorur të dhënat e përdoruesve të rrjetit social pa leje paraprake.

Kjo kompani ka punuar edhe për fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale