Çelet pavijoni shqiptar në Bienalen e Venecias/FOTO

Pavijoni shqiptar është hapur sot për publikun në Edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia, përmes projektit “Hapësira Zero Space”. Projekti është prezantuar në praninë Ministres së Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro,  Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, Ambasadores së Shqipërisë në Itali, Znj. Anila Bitri, Komisionerja dhe Kuratorja e pavijonit të Kosovës, Znj. Jehona Shyti dhe Eliza Hoxha, personalitete të huaja, arkitektë, artisteë si dhe qindra artdashës shqiptarë e të huaj.

Dera e parë është trokitur nga Ministrja e Kulturës, Z. Mirela Kumbaro, e cila ka vënë theksin mbi rëndësinë që ka ky projekt për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare, e cila përbën edhe një risi edhe për dikasterin që ajo drejton.

“Hapësira Zero Space” dhe stafi i autorëve u prezantua nga Florian Pollo. Ndërkohë, arkitekti  Jurtin Hajro njohu të pranishmit me fenomenin e “zero space”. Dorian Tytymçe bëri një prezantim të të gjithë elementëve përbërës të instalacionit. Në fund, kuratori Elton Koritari i dha theksin në fjalën e tij përballjes së pavijonit dhe vetë Tiranës me dinjitet në një skenë të globalizuar si Bienalja e Venecias.

Nga ana tjetër, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj u shpreh se “ky ekspozim në një farë mënyre është edhe CV e punës së Bashkisë së Tiranës”. Ndërsa, Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Znj. Anila Bitri, në fjalën e saj u përqëndrua në rëndësinë që femrat kanë në këtë projekt.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit