Çelet sezoni turistik në Tepelenë, aktivitete kulturore në nder të Ali Pashës

Qyteti i Tepelenës, ditën e sotme ka çelur sezonin turistik ku sëbashku me të edhe “Javën e Ali Pashë Tepelenës” në kuadër 230 vjetorit të lindjes tij.

Aktivitetet kanë startuar paraditen e kësaj të hëne me organizimin e një sesioni shkencor, ku prezente ishte edhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro si dhe deputeti Bledi Cuci.

Krahas veprimtarisë shkencore në Pallatin e Kulturës, në sheshin qëndror të qytetit, ku aktivitetet kanë vijuar me një ekspozitë me materialet e Ali Pashë Tepelenës si dhe dokumente administrative. Ndërkohë që nuk ka munguar prezantimi i kulinarisë me produkte bio të përgatitura sipas traditës nga amvisat e zonave përreth.

Pjesë e promovimit ishte edhe kostumeografia dhe polifonia Labe e cila është një nga vlerat më të rralla, pjesë e UNESCO dhe pjesë e idenditetit shpirtëror të Labërisë.

Në lidhje me këtë aktivitet është ndërprerë mësimi për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të cilët pas rreth një ore janë urdhëruar të rikthehen në mësim.

Në lidhje me ndërprerjen e mësimit pritet një reagim nga Drejtoria Aarsimore Rajonale, apo institucionet e tjera të arsimit. Ndërkohë këto aktivitete do të vijojnë për gjatë gjithë javës në qytetin e kalasë, e cila mban edhe emrin e Ali Pashës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share