MAT- Mes dhimbjes dhe lotëve tre viktimave të masakrës së Matit iu është dhënë lamtumira e fundit mesditën e kësaj të premte, ku kanë marrë pjesë qindra njerëz, miq, të afërm si dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Mentor Hoxha dhe Erzen Alija ishin punonjës të Bashkisë, ndërsa Hamit Buçi ishte banor i fshatit Shëlli, i cili në momentin e zbrazjes së kallashnikovit nga Kujtim Koxha, ndodhej në shoqërinë e tyre duke drekuar. Gazetari i 'Report Tv', Artan Rizdvani, ka bërë me dije se rreth orës 17:00 në Mat për të vizituar familjarët e viktimave do të shkojë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa në ceremoninë mortore ndodhej edhe deputeti i LSI, Përparim Spahiu.
Nga breshëria e automatikut për një sherr banal mbeti i plagosur rëndë edhe Astrit Hani, i cili në një prononcim për Report Tv deklaroi se autori ka qenë duke pirë raki me ta dhe në momentin kur ka hapur zjarr në drejtim të lokalit, ishte në gjendje të dehur.
Cermonia Mortore për 3 viktimat në Mat
Ditën e djeshme, Këshilli i Bashkisë Mat ka shpallur “Nderi i Bashkisë” tre punonjësit e vrarë, ka vendosur uljen e flamurit në gjysmë-shtizë dhe mori përsipër shpenzimet e funeraleve të viktimave duke ofruar shumën e 9 milion lekëve.
NGJARJA
Masakra e Matit ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 12:30, ku autori Kujtim Hoxha iu ka thënë punonjësve të bashkisë: Përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtëpisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë?
Në këtë moment, shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë. Më pas, autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe më pas ka qëlluar punonjësit që po konsumonin drekë duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Alijan, ndërsa ka plagosur rëndë Astrit Hani.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
72.1%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2798
Lajme të tjera
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09
-
Basha nga Strasburgu: Asambleja e KiE votoi propozimin për konfiskimin e aseteve ruse, do përdoren për rindërtimin e Ukrainës
16 Prill, 17:38
-
‘Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë’, Basha në KiE: Vendimi, si pengese ndaj çdo agresioni
16 Prill, 16:40
-
Basha takon kryetarin e Parlamentit ukrainas: Fitorja e Ukrainës fuqizon kauzën e demokracisë dhe rrit sigurinë europiane
16 Prill, 15:52
-
Sekuestrohen 42 mijë metra katrorë tokë e 10 llogari bankare të 4 vëllezërve Hoxha! Në Itali pjesë e trafikut të drogës e prostitucionit! Njëri, anëtar i grupit të kokainës të Jetmir Kastratit
15 Prill, 12:21
-
'Dy ditë të rëndësishme', Basha në Strasburg: Votohet anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe konfiskimi i aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës
15 Prill, 10:52
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
'Pazari i hallexhinjve' Basha: Nuk i hiqet mandati Olta Xhaçkës, si kompensim kërkojnë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të PD
14 Prill, 12:31
-
Kthimi i Berishës në Grupin e PD, Basha: Ofensivë anti-SPAK! Partnerët ndërkombëtarë po vëzhgojnë, do marrin hapa! Paralajmëron padi për Nikollën
13 Prill, 11:43
-
'Qeveria është në panik nga SPAK', Lulzim Basha: Do të depozitojmë në Kuvend paketë ligjore në mbështetje ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe BKH
13 Prill, 11:21
KETO funerale Jane FALLCO eshte KTHYER modeli KOMUNIST ( te VRET NATEN dhe te qan DITEN .) KJO eshte mafia NE PUSHTET ) ESHTE INSTALUAR PADREJTESIA QE ATA ME PUSHTET PUSHTOJNE , EMEROJNE NE PUNE DHE PO E DRODHE BISHTIN TE ZHDUKEN( JO VETEM NGA PUNA POR EDHE NGA FAQJA E DHEUT .MODELI BASHKIM RUCIT QE VRAU INTERNOI DHE TANI EMERON DREJTORE POLICIE SHEFA POLICIE DEPUTETE POLICIE KURUM POLICIE , PATENDA PER SKAFE HAJDUTERIE ...PO DO VIJE NJE DITE ,PO PO DHE TE VDEKURIT DO FLASIN SE TE GJALLET JANE TE VDEKUR NGA FASHIZMI MANJA RUCI BALLA DHE, DHE ,JANE AQ SHUME SA NJERIZIT QE ATA DHUNOJNE JANE 100 VETA PER DEPUTET .IKEN, O NE VARRE O NE HALE JASHTE JASHTE. PA CATI NE KOKE PA NJEREZ ,PA FEMIJE PA KUSHERINJ ,PA VARRE ,PA MEMORJE...KA MBETUR NGJELA QE NGA 8 FARAZ 3...I KANE MBETUR.
Përgjigju