(VIDEO) U vranë për një shuplakë për rrugën, përcillen në banesën e fundit tre punonjësit e Bashkisë së Matit

MAT- Mes dhimbjes dhe lotëve tre viktimave të masakrës së Matit iu është dhënë lamtumira e fundit mesditën e kësaj të premte, ku kanë marrë pjesë qindra njerëz, miq, të afërm si dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Mentor Hoxha dhe Erzen Alija ishin punonjës të Bashkisë, ndërsa Hamit Buçi ishte banor i fshatit Shëlli, i cili në momentin e zbrazjes së kallashnikovit nga Kujtim Koxha, ndodhej në shoqërinë e tyre duke drekuar. Gazetari i  'Report Tv', Artan Rizdvani, ka bërë me dije se rreth orës 17:00 në Mat për të vizituar familjarët e viktimave do të shkojë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa në ceremoninë mortore ndodhej edhe deputeti i LSI, Përparim Spahiu.

Nga breshëria e automatikut për një sherr banal mbeti i plagosur rëndë edhe Astrit Hani, i cili në një prononcim për Report Tv deklaroi se autori ka qenë duke pirë raki me ta dhe në momentin kur ka hapur zjarr në drejtim të lokalit, ishte në gjendje të dehur.

Cermonia Mortore për 3 viktimat në Mat

Ditën e djeshme, Këshilli i Bashkisë Mat ka shpallur “Nderi i Bashkisë” tre punonjësit e vrarë, ka vendosur uljen e flamurit në gjysmë-shtizë dhe mori përsipër shpenzimet e funeraleve të viktimave duke ofruar shumën e 9 milion lekëve.

NGJARJA

Masakra e Matit ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 12:30, ku autori Kujtim Hoxha iu ka thënë punonjësve të bashkisë: Përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtëpisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë?

Në këtë moment, shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë. Më pas, autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe më pas ka qëlluar punonjësit që po konsumonin drekë duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Alijan, ndërsa ka plagosur rëndë Astrit Hani.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lokja: 13/10/2018 18:52

    KETO funerale Jane FALLCO eshte KTHYER modeli KOMUNIST ( te VRET NATEN dhe te qan DITEN .) KJO eshte mafia NE PUSHTET ) ESHTE INSTALUAR PADREJTESIA QE ATA ME PUSHTET PUSHTOJNE , EMEROJNE NE PUNE DHE PO E DRODHE BISHTIN TE ZHDUKEN( JO VETEM NGA PUNA POR EDHE NGA FAQJA E DHEUT .MODELI BASHKIM RUCIT QE VRAU INTERNOI DHE TANI EMERON DREJTORE POLICIE SHEFA POLICIE DEPUTETE POLICIE KURUM POLICIE , PATENDA PER SKAFE HAJDUTERIE ...PO DO VIJE NJE DITE ,PO PO DHE TE VDEKURIT DO FLASIN SE TE GJALLET JANE TE VDEKUR NGA FASHIZMI MANJA RUCI BALLA DHE, DHE ,JANE AQ SHUME SA NJERIZIT QE ATA DHUNOJNE JANE 100 VETA PER DEPUTET .IKEN, O NE VARRE O NE HALE JASHTE JASHTE. PA CATI NE KOKE PA NJEREZ ,PA FEMIJE PA KUSHERINJ ,PA VARRE ,PA MEMORJE...KA MBETUR NGJELA QE NGA 8 FARAZ 3...I KANE MBETUR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet