‘Tym e flakë’/ Shkarkimet elektrike dogjën dje pajisjet në Cërrik, banorët: Duam kompensim nga OSHEE

Luhatjet e tensionit kanë djegur pajisjet elektroshtëpiake të rreth 200 familjeve në lagjen nr. 3 të Cërrikut. Nga dje kjo lagje ka mbetur edhe pa energji elektrike. Sot banorët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë kompensimin e dëmit të shkaktuar.

Para kamerave ata shprehen se luhatja e tensionit u ka djegur televizorë, frigoriferë, lavatriçe, pompa uji etj. Ata shprehen se pasi erdhi energjia nga pajisjet doli tym e flakë. Të tjerë shprehen se kanë qenë në punë dhe nuk dinin gjë dhe kur kanë vënë në punë pajisjet u janë djegur. Edhe tregtarët ankohen se u prishën mallrat dhe se i kanë dërguar në tregtarë të tjerë.

Banorët e kësaj lagjeje ankohen se nuk kanë mundësi që të zëvendësojnë pajisjet e dëmtuara. Se janë pa punë dhe me asistencë. Por mbi të gjitha ata shprehen se paguajnë rregullisht energjinë dhe se kur ndodh që nuk e paguajnë ua ndërpresin dritat. Nga dje ata kanë mbetur edhe pa ujë pasi furnizoheshin me pompa.

Banorët kërkojnë ngritjen e një komisioni për vlerësimin e dëmit të shkaktuar dhe më pas kompensimin nga OSSHE. Në të kundërt ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës.

Dy vjet më parë e njëjta situatë ndodhi në lagjen Malasenj dhe sot e kësaj dite banorët e kësaj lagje nuk e morën kompensimin. Protestës i janë bashkuar edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 22/06/2018 18:46

    OSHE ka mundesine financiare qe keto fatkeq ti ndihmoj , se varferia vret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën e Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës: Akte të tilla nuk kanë vend në shoqëri demokratike

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën e Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës: Akte të tilla nuk kanë vend në shoqëri demokratike