Cërrik, sherri në berberhane me një të plagosur, identifikohen dy autorët e arrestuar (EMRAT+VIDEO)

CËRRIK - Policia zbardh dinamikën e ngjarjes së djeshme në Cerrik, ku gjatë një sherri në një dyqan (berberhane) mbeti i plagosur me armë zjarri një person si dhe një person tjetër me sende të forta. Në konflikt janë përfshirë Stilian Hyseni, 32-vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Cërrikut si dhe Ilborjan Fezullahu, 28 vjeç, lindur e banues në qytetin e Cërrikut, i dënuar më parë. Sipas policisë, Stilian (Bruno) Hyseni në bashkëpunim me Ilborjan Fezullahu në lagjen nr.1 Cërrik në dyqanin (berberhane) të A.B, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) G.K, si dhe kanë dëmtuar fizikisht me sende të forta edhe J.R., banues në Cërrik , për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasëve: 

Stilian (Bruno) Hyseni , 32 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Cërrikut .

-Ilborjan Fezullahu , 28 vjeç, lindur e banues në qytetin e Cërrikut, i dënuar më parë 

Shtetasi Stilian (Bruno) Hyseni në bashkëpunim me Ilborjan Fezullahu në lagjen nr.1 Cërrik në dyqanin (berberhane) të shtetasit A.B, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin G.K, si dhe kanë dëmtuar fizikisht me sende të forta edhe shtetasin J.R., banues në Cërrik , për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar në cilësin e provës materiale dy gëzhoja pistolete.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera, shtetasi i shoqëruar mbrëmjen e djeshme drejtuesi i mjetit shtetasi A.Zh është lënë i lirë pasi nga tërësia e veprimeve nuk është i implikuar në ngjarjen e ndodhur. Shtetasit e arrestuar pas ngjarjes janë larguar në këmbë dhe jo me mjetin që qarkullonin para se të ndodhte ngjarja.

Nga ana e shërbimeve të Policisë po vijon puna për gjetien e armës së krimit.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentative” si dhe Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, të parashikuar nga nenet 78 ,25 , 22 dhe 278/2,3 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale