Çështja 'Doshi',flasin Nishani e Meta
Basha:Jemi para diktaturës së krimit

Çështja 'Doshi',flasin Nishani e Meta<br />Basha:Jemi para diktaturës së krimit
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka apeluar klasën politike të fokusohet tek mirësia ndërsa për cështjen më të nxehtë të debatit politik, për çështjen Doshi tha se koha do të përcaktojë zhvillimet e mëtejshme. Ndërsa kryeparlamentari Meta kërkoi që kjo çështje të ndiqet me qetësi dhe dashuri.

Por nga ana tjetër lideri opozitës Lulzim Basha duke kujtuar 22 marsin, datën e fitores së zgjedhjeve të para pluarliste, tha se edhe sot shqiptarët gjenden përballë sfidës me krimin.
 
Ndonëse ishin për të uruar besimtarët Bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit krerët e shtetit dhanë edhe mesazhet politike. Duke iu përgjigjur interesimit të medias rreth zhvillimeve më të fundit që lidhen me çështjen Doshi Presidenti i Prepublikës Bujar Nishani u bëri thirrje politikanëve shqiptarë të fokusohen tek mirësia pas çështjet e tjera siç tha kreu I shtetit duhet ti lihen kohës.
 
“Të forcojmë gjithmonë e më shumë respektin për njëri­-tjetrin. Të gjithë politikanët të orientohen më shumë tek dashuria, respekti e të punojnë më shumë për hallet e qyetarëve tanë. Çështjet e tjera t’ja lëmë kohës.”- u shpreh Presidenti Nishani.

Kryetari i Kuvendit I cili një ditë më parë nuk drejtoi mbledhjen e këshillit të mandate pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku tha se është koha që këto zhvillime të merren me qetësi dhe dashuri. Madje kjo ftesë shkoi edhe për ish-kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli e cila një ditë më parë e konsideroi mbledhje nul atë të Këshillit të Mandateve, për shkak se rregullorja sipas saj parashikon që mbledhja të drejtohet nga kryetari i parlamentit.

“Duhet më shumë qetësi dhe dashuri për të gjithë, përfshirë dhe znj. Topalli”- tha Meta.

Duke kujtuar 22 marsin e viti 1992 kryetari i opozitës tha se në ditën e demokracisë sërish shqiptarë gjenden përballë sfidës së krimit. Lidhur me qëndrimin e demokratëve për kërkesën e prokurorisë Basha tha se opozita është e qartë në kërkesën e saj.

“Dua të uroj të gjithë bektashinjtë Gëzuar ditën e “Sullatan Novruzit”! Gëzuar këtë ditë të shënuar të zotit! Në këtë ditë përkujtojmë edhe 24 vjetorin e fitores së demokracisë mbi Tiraninë dhe diktaturën. 24 vjetorin e fitores së lirisë së vlerave mbi antivlerat. Ashtu si shqiptarët u bashkuan për të hedhur poshtë diktaturën kështu sot të ndodhur përballë një sfide tjetër të madhe që është diktatura e krimit, të përbashkohemi të djathtë e të majtë kundër krimit në pushtet për një politikë të pastër nga krimi. Kundër varfërisë papunësisë, të cilat janë derivat i krimit në pushtet dhe pushtetit të veshur me krim. Me shqiptarët e bashkuar rreth kësaj kauze do ja dalim të ndërtojmë një Shqipëri me ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurt.”- tha Lulzim Basha.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet të zhvillojë mbledhjen këtë të hënë në të cilën prite të vendoset lidhur me kërkesën e kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme e cila i kërkoi të premten Kuvendit autorizimin për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë