Çështja ‘Xhafaj’/ PD ‘harron’ të publikojë pjesën e dytë të përgjimit

Çështja ‘Xhafaj’/ PD ‘harron’ të publikojë pjesën e dytë të përgjimit

Perfaqesuesit e PD-se gjate denoncimit ndaj Agron Xhafajt

Shtohen pikëpyetjet dhe dyshimet mbi besueshmërinë e përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike, e cila pretendon se ka të bëjë me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Teksa përfaqësuesit e PD po fshehin dhe mjegullojnë të dhënat kryesore rreth përgjimit të publikuar, që nga identiteti i personit X, origjina etj., Prokuroria e Krimeve të Rënda është shfaqur dje në selinë e Partisë Demokratike, për të sekuestruar pamjet filmike të përgjimit. Përfaqësuesit e organit të akuzës po hetojnë tashmë mbi origjinën dhe autenticitetin e përgjimit ambiental, i cili trazoi më tej politikën shqiptare. Gjithsesi, sekuestrimi nga prokurorët konfirmon paraprakisht se përgjimi nuk është realizuar përmes vendimeve të organeve të drejtësisë, por jashtë saj.

Ndërkaq, misteri shtohet në kushtet kur Partia Demokratike ‘harroi’ dje për të publikuar pjesën e dytë të përgjimit, sikundër paralajmëruan disa përfaqësues të saj. Kur pritej publikimi i pjesës tjetër, befas në PD nuk flet më askush për këtë çështje.

Distancohet Basha  

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, doli dje në një konferencë për të shtyp, teksa foli gjatë rreth kësaj çështjeje, por çuditërisht nuk tha asnjë fjalë për përgjimin e publikuar nga tre bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Nëse ditën e hënë PD e paraqiti përgjimin si ‘provën’ më kompromentuese rreth çështjes ‘Xhafaj’, ditën e martë, Lulzim Basha nuk tha asnjë fjalë për të, duke distancuar në heshtje.

Ndërkaq, dy ditë më parë vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj kishte depozituar kallëzim penal për tre zyrtarët e PD, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi duke i akuzuar se kanë sajuar prova. Agron Xhafaj pretendon se në asnjë moment zëri që është dëgjuar në përgjimin e publikuar dje nuk është i tij. Kallëzimi penal ndaj tre zyrtarëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji u bë pasi këtë të hënë, ishin ata që publikuan një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

Misteret e tjera

Së pari, trafikanti që pretendon PD se dëgjohet në audio-përgjim identifikohet vetëm me një “X” dhe nuk thuhet nëse përgjimin e ka bërë ai vetë, apo prokuroria. Për personin në fjalë nuk ka asnjë të dhënë se kush është. Edhe pse PD thotë se ai është një trafikant i dënuar më parë, ajo nuk e bën të ditur identitetin e tij, duke i shtuar edhe më shumë pikëpyetjet mbi besueshmërinë e përgjimit.

PD ka dhënë edhe një numër telefoni që pretendon se i përket Agron Xhafajt, por nga audio e publikuar PD nuk thotë se cila është prova që zëri që dëgjohet në të është i njëjtë me atë të Agron Xhafajt. Agron Xhafaj nuk është person publik dhe pakkush e njeh zërin e tij. Përgjimi ambiental, PD thotë se është kryer në një lokal që njihet si pronë e Agron Xhafajt, por edhe për këtë nuk ka asnjë të dhënë. Në fakt, bashkëpunëtori “X” përmend lokalin me emrin e një personi tjetër, që ai e quan “Toto Qorri”. Në asnjë pjesë të bisedës telefonike apo asaj ambientale nuk përmendet një lokal tjetër, që të mund të japë ndonjë indice që të lidhet me Agron Xhafajn.

Rama do flasë sot për situatën e krijuar

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një qëndrim rreth situatës së krijuar në Ministrinë e Brendshme. Kryeministri njoftoi në rrjetin social Facebook se, ditën e sotme, në orën 11:00 do të flasë para grupit parlamentar të PS, mbi akuzat e PD mbi vëllezërit Xhafaj. Rama lajmëroi se sot do të mbajë një qëndrim, përpara deputetëve të PS-së.

“Jemi të gjithë njësoj? JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”, shkruan kryeministri.

Sekuestrimi

Prokuroria e Krimeve të Rënda është shfaqur dje në selinë e Partisë Demokratike, për të sekuestruar pamjet filmike të përgjimit. Përfaqësuesit e organit të akuzës po hetojnë tashmë mbi origjinën dhe autenticitetin e përgjimit telefonik.

 

Dyshimet

Dyshimet shtohet në kushtet kur Partia Demokratike ‘harroi’ dje për të publikuar pjesën e dytë të përgjimit ambiental, sikundër paralajmëruan disa përfaqësues të saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • stalendi: 16/05/2018 11:03

    me qense pergjimi eshte bere pa autorizimin e prokuroris nuk duhet te meret parasysh si prove nga prourorija.Tehidhet posht ne menyre kategorike dhe deklaruesit PD'se te denoncohen si shpifsa dhe te ndeshkohen sipas ligjeve per kete qellim.

    Përgjigju
  • redi: 16/05/2018 09:57

    Nderprerja e filmit me skenarist Saliun, u be se nuk e kishin menduar, qe prokuroria e krimeve te renda do te reagonte kaq shpejt per te filluar hetimet . Vet padia e Agron Xhafes, eshte tregues se ai nuk eshte objekt i ketij pergjimi te rreme . Mendoj se treshja Alibeaj , Brdhi dhe Salianji duhet te arrestohen per cenim te figures se oersonit publik sic eshte zoti Xhafaj .

    Përgjigju
    • Lavdosh: 17/05/2018 02:50

      Nqs audio nuk eshte e vertete, por e manipuluar, krimi i bere eshte shume i rende dhe sipas kodit penal do te kete shume akuza per ata qe urdheruan manipulimin dhe ata qe nxituan ta publikojne. Mburoje politike nuk ka me. Ka ardhur koha qe akuzave boshe tu jepet fund, ka ardhur koha te jetojme si vend normal qe do te thote asnjeri nuk mund te akuzoje te tjeret, por nqs kane prova ose informacion per aktivitet te paligjshem duhet te bejne denoncimin ne organet kompetente. Keta te PD/LSI duan rrumpalle dhe qe ky vend te behet i paqeverisshem: kur akuzat sajohen dhe kokat prehen, nderkohe ata qe shkaterruan kete vend shpetojne

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë