Çfarë e pret opozitën pas pushimeve, nëse nuk ndryshon kurs

 Çfarë e pret opozitën pas pushimeve, nëse nuk ndryshon kurs

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Procesi i Vetting-ut po ecën me ritme më të shpejta, që prej ditës që BE vendosi që Shqipërisë t’i hapen negociatat në qershorin e vitit të ardhshëm. Siç duhet të ndodhte, gjyqtarët dhe prokurorët e drejtësisë së emëruar nga politka po ngecin një e nga një në rrjetën e kontrollit të imtësishëm që kryhet nga strukturat e Vettingut. Janë gjyqtarë dhe prokurorë që kanë mbyllur dosje të renda korrupsioni e vrasjesh, që kanë zhdukur prova, që kanë marrë rryshfete të majme nga krimi, që kanë dënuar mediat me urdhër nga partia që i kishte emëruar në krye të detyrës.

Në këtë fund korriku, kur po mbyllet një sesion politik për të rinisur në shtator, ajo që bie në sy është sulmi që opozita i bën vazhdimisht SHBA-ve dhe BE-së. Një sulm i cili ka nisur që para 21 korrikut të 2016-ës ku opozita e detyruar ngriti kartonin jeshil pro reformimit të sistemit të drejtësisë. E gjitha më pas u pasua me mos-votime dhe me zvarritje procesesh  nga opozita, duke ardhur në përfundimin e thjeshtë se sa më shumë të zvarrisim drejtësinë, aq më shumë do vonojmë integrimin  e vendit në BE e aq më shumë do kemi mundësi të flasim për marrëveshje të pista poshtë tavolinës për të shpëtuar kokat e mëdha që kanë përçutnuar drejtësinë e rrjedhimisht, shtetin e së drejtës!

Por, një tregues tjetër të qartë që flet për merakun e opozitës dhe lidhjen e saj me të shkarkuarit nga Vettingu është edhe sulmi i saj ndaj atyre që bëjnë Vettingun. Po ta vësh re, pas çdo shkarkimi që bën KPK, opozita sulmon SHBA-në dhe BE-në duke fajësuar ato pse po pastrohet drejtësia e emëruar kur PD-LSI ishin në pushtet. Mesa duket kjo verë do jetë edhe më e nxehtë për opozitën e cila përpos pafuqisë dhe paaftësisë për të ngritur kauza konkrete, po humbet edhe boshtin e saj të ngritur në pallatin e drejtësisë.

A ka shpëtim për opozitën?

Po, deri diku edhe mund të ketë. Për të arritur atë, PD dhe LSI duhet të ndryshojnë sa më shpejt kurs, duke u bërë palë me Gjermaninë e cila dje duke i bërë thirrje opozitës për bashkëpunim shprehej se  “Ne jemi te impresionuar nga reformat e Shqiperise në fushën e drejtësisë dhe ligjit. Shqiptaret kanë çdo arsye për të qenë krenarë per këtë. Aktorët politike duhet të mbeshtesin reformat”.

Duhet mirëkuptuar fakti që PD dhe LSI kanë ca detyrime për të mbrojtur ata gjyqtarë e prokurorë që nuk kalojnë vettingun e që kanë qenë deri dje masha e politikës, por, kjo nuk mund të vazhdojë kundër gjithë botës, pasi do të ishte një vetëvrasje politike. Politika nuk shquhet për ndershmëri apo për besë, ndaj, Basha dhe Monika bëjnë mirë që t’i tradhëtojnë gjyqtarët dhe prokurorët që kishin emëruar dje në krye të drejtësisë, pasi kjo do i bënte që të ishin së paku, politikanë.

Shtatori me shumë mundësi do  të sjellë një opozitë e cila me shumë me shumë gjasë do e nisë betejën e saj me zhurmë të madhe e ndonjë protestë tjetër për Teatrin Kombëtar, por ajo që duhet të bëjë në fakt është të bëhet palë me SHBA-në e BE-në kur vjen puna te reforma në drejtësi dhe integrimi vendit. Kanë të gjithë kohën e nevojshmë për të reflektuar e për tu konsultuar me “burrat e shtëpisë” e partisë për këtë vendim, i cili do fuste opozitën në hollinë e reales dhe do të bënte vendin me opozitë reale. Nëse vazhdojnë siç sot, kundër drejtësisë që reformohet dhe kundër SHBA-BE-së, kam frikë se nuk do jenë asgjë më shumë se dy parti ekstremiste si ato të BE-së që nuk duan integrimin e Shqipërisë. Veçse, këto do jenë pengesa nga brenda, jo nga jashtë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatmir: 01/08/2018 08:50

    Me nje 22 korrik 2017,kur u vetzgjodh kryetare partie Lul Basha deklaroi.Brenda vjeshtes do te ngre strukturat e PD-se ne kembe.Po ate dite,por nje vit me vone,pra ne vitin 2018,nenkryetari i PD-e Paloka deklaroi:"Brenda vititi 2018 do te ngreme struktura e PD-se.Me kete dembelizem grushtin e fuqishem do ta hane ne zgjedhjet lokale te vitit 2019.

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 31/07/2018 14:11

    Keq e ne keq do kataniset, drejt shkrirjes do shkoj me 2B

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet