Champions League/ Inter kërkon kualifikimin në Londër, Paris SG synon fitoren kundër Liverpool

Champions League/ Inter kërkon kualifikimin në Londër, Paris SG synon fitoren kundër Liverpool

Pamje nga Inter-Tottenham

Faza e grupeve në “Champions League” ka hyrë në një moment ku të gjithë skuadrat po bëjnë llogari me laps dhe letër. Një nga këto ekipe është Interi që sonte në “Wembli” do të përballet me Tottenham. Londinezët do të kërkojnë me patjetër fitoren për të patur shpresa për kualifikim, ndërsa Interi do të ishte I kënqur edhe me barazim, pasi kalon automatikisht në fazën me eliminim direkt.

Ndeshja e parë në “San Siro” përfundoi me fitoren e zikaltërve, por Tottenham ka në favor statistikat pasi në 3 ndeshjet e fundit të zhvilluara në shtëpi kundër Interit ka dalë i fituar. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes PSV dhe Barcelonës, me katalanasit që edhe në rast disfate ka gjasë të sigurojnë kualifikimin.

Situatë tepër interesante dhe mjaft drithëruese është edhe në grupin C. Në kryeqytetin francez Paris SG do të presë Liverpool-in me misionin e vetëm fitoren. Skuadra e Tuchel ka 5 pikë kundrejt 6 të Liverpool dhe në rast disfate kundër anglezëve si dhe fitores së Napolit kundër Crvena Zvezdës, atëherë do t’i thoshte mirupafshim Champions League që në grupe. Në dyshime për francezët sipas mediave janë Neynar dhe Mbappe, pavarësisht se trajneri ka deklaruar se të dy do të startojnë nga fillimi.

Në grupin A ndërkohë situata është më e qartë. Atletico Madridit dhe Dortmundit do t’i mjaftonte barazimi kundër kundërshtarëve repsektivë për kaluar më tej. Ndërsa në grupin D, Porto duket shumë afër përmbushjes së misionit. Portugezët sonte presin Schalke-n e vendit të dytë dhe synim do të kenë të paktën 1 pikë. Ndërkohë gjermanët kërkojnë fitoren pasi triumfi i Galatasaray-t kundër Lokomotivës së Moskës do ta komlikonte shumë situatën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, avokat Beqiri: Në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë

Sulmet e Metës ndaj SPAK, avokat Beqiri: Në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë