'Champions'/ Ndeshjet e sotme, spikat Roma-Real Madrid

'Champions'/ Ndeshjet e sotme, spikat Roma-Real Madrid

Futbollistët e Real Madrid

Roma-Real Madrid një ndeshje për të larguar krizën. Përballja e sotme në “Olimpico” e vlefshme për javën e pestë të Championsit në grupin G vlen shumë.Verdhekuqtë janë të parët e grupit, por po kalojnë një moment jo të mirë në kampionat dhe sonte mund të mos luajë Edin Dzeko për shkak dëmtimi por rikuperohen Manolas dhe Olsen.

Romës i mjafton një pikë për të kaluar më tej. Real Madrid vjen pas humbjes 3-0 ndaj Eibar në La Liga dhe është një skuadër e plagosur që do kërkojë të ringrihet. Isco i harruar deri më tani pritet të jetë titullar ndërsa tekniku Solari ka deklaruar: "Real Madrid bie dhe ngrihet sërish, Sergio Ramos është një person i ndershëm”. Ndeshja tjetër e grupit është CSKA e Moskës-Viktoria Plzen.

Në grupin E të Champions Bayernit të Mynihut i mjafton vetëm një barazim por trajneri Kovac kërkon më shumë: ”Na duhet vetëm një pikë, por duam të fitojmë, kjo është ajo që u them lojtarëve për çdo ndeshje”. Bavarezët në kampionat po kalojnë një moment shumë të vështirë dhe mediat vënë në dyshim edhe të ardhmen e trajnerit Niko Kovac. Ndërsa në Athinë AEK pret Ajax.

Për të kaluar më tej nga Grupi H edhe Juventusit i mjafton një pikë përballë Valencias por bardhezinjtë duan tre për ta mbyllur në vend të parë. Trajneri Allegri sqaron se rëndësi ka vetëm fitorja dhe skuadra të mos përgjumet. Në “Old Traford” United pret zvicerianët e Young Boys ku vlen vetëm fitorja.

Manchester City mund t’i mbyllë sot në mbrëmje llogaritë por përballë do të ketë Lyon një rival jo të lehtë që mban vendin e dytë në grup me 6 pikë 3 më pak se djemtë e Guardiolës. Hoffenheim –Shakhtar është ndeshja tjetër e grupit për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)