Charlize Theron flet për fenomenin e racizmit

Charlize Theron flet për fenomenin e racizmit

Aktorja e famshme hollywoodiane, Charlize Theron

Aktorja e famshme hollywoodiane, Charlize Theron, është e shqetësuar përsa i përket fenomenit të racizmit të hapur në Amerikë. Theron, e cila është e rritur në Afrikën Jugore ka folur për racizmin në Amerikë, duke qenë se është edhe vetë nënë e dy fëmijëve me ngjyrë. 

Racizmi është shumë më i pranishëm mes nesh, se sa ne mendojmë. Nuk mund ta mohojmë një gjë të tillë. Ne duhet ta ngrisim zërin për këtë. Ka vende në Amerikë, ku nëse unë do të fitoja një vend pune, nuk do ta pranoja. Nuk do të udhëtoja me fëmijët e mi në disa pjesë të Amerikës sepse është vërtetë problemantike. Ka shumë raste, kur unë i shoh fëmijët e mi dhe mendoj se më duhet të largohem nga Amerika.  Gjëja e fundit që unë dua për fëmijët e mi është që ata të ndihen jo të sigurt.

Aktorja, Charlize Theron

Theron ka shpjeguar se pasi është rritur gjatë apartheidit e ka bërë atë të vlerësojë shumë më shumë të drejtat e njeriut, edhe para se të ishte nënë e dy fëmijëve me ngjyrë. Aktorja është nënë e dyvjeçarit, August dhe gjashtëvjeçarit, Jackson të cilët i ka adoptuar si nënë beqare.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen