Chelsea prezanton Mateo Kovaçiç: Një ndjenjë e mahnitshme!

Chelsea prezanton Mateo Kovaçiç: Një ndjenjë e mahnitshme!

Mateo Kovaçiç

Operacioni ka përfunduar dje në mbrëmje, ndërsa sot Chelsea ka prezantuar zyrtarisht mesfushorin kroat Mateo Kovaçiç, i cili ka lënë Realin e Madridit për një aventurë të re. Përmes një deklarate në faqen e tyre të klubit, Chelsea njoftoi përfundimin e marrëveshjes me Real Madridin, pjesë e të cilës është edhe huazimi i Mateo Kovacic, ndërsa ky i fundit ka thënë fjalët e para si pjesë e bluve të Londrës:

“Unë jam me të vërtetë i lumtur dhe i gëzuar që jam këtu, te Chelsea. Eshtë një ndjenjë e mahnitshme, do të përpiqem të bëj më të mirën për këtë klub.

Eshtë një ligë e re për mua, fillimisht është gjithmonë e vështirë, por jam i sigurt se trajneri dhe shokët e mi të rinj të skuadrës do të më ndihmojnë. Pesonalisht, pres të kem një sezon të mirë”.

24-vjeçari u transferua te Real Madridi nga Interi në gusht 2015 për një pagesë prej 32 milionë eurosh.  Në tre sezonet me “Los Blancos”, kroatit i është dhënë mundësia të luajë në 37 ndeshje të La Liga-s. Ai nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme me Real Madridin në fitimin e tri Ligave të Kampionëve të njëpasnjëshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë