Christian Panucci: Largimi nga Real Madrid, budallallëku më i madh

Christian Panucci: Largimi nga Real Madrid, budallallëku më i madh

Christian Panucci

Christian Panucci, ish-lojtari italian i Real Madridit dhe trajneri aktual i Shqipërisë, në një intervistë për  emisionin “El Cope Partidazo”, ka analizuar transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi, klub me të cilin u prezantua të hënën. 

Cristiano do të ketë sukses, sepse është një lojtar shumë i mirë, – tha Panucci, i cili ka provuar të luajë si futbollist me Milan, Inter, Chelsea, Monaco, Roma, Parma dhe Real Madrid.

Është çmenduri normale për Cristianon, ai është më i miri në botë. Eshtë një nënshkrimi shumë i zgjuar, që do t’u japë lojtarëve të tjerë një shtytje për të ardhur në Itali. Cristiano e ka Champions-in në gjak.

Christian Panucci

Nga ana tjetër, Panucci u kthye në kohë dhe foli për largimin e tij nga Real Madridi, pas dy sezonesh e gjysmë në “Bernabeu”:

Doja të largohesha nga Real Madridi dhe ky ishte budallallëku më i madh i karrierës sime sportive. Me keqardhje e them tani, por kur u largova nga Madridi isha i bindur.

Christian Panucci

Italiani shkoi tek Interi në sezonin 1999-2000. Lidhur me sezonin e ri të Real Madridit, Panucci nuk është optimist:

Ky mund të jetë një sezon i vështirë për Real Madridin, sepse dy “pesha të rënda” janë larguar që aty: Zidane dhe Ronaldo. Nuk është e lehtë t’i zëvendësosh ato, aq më shumë pas fitores së Champions-it të tretë radhazi.

Christian Panucci

Panucci, tashmë do të bëjë gati ekipin kombëtar shqiptar për Ligën e Kombeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë