Christian Panucci zbulon listën me katër risi për dy ndeshjet e kombëtares (E PLOTË)

Christian Panucci zbulon listën me katër risi për dy ndeshjet e kombëtares (E PLOTË)

Christian Panucci

Trajneri i skuadrës përfaqësuese të futbollit, Christian Panucci ka shpallur sot listën e 25 lojtarëve që do të grumbullojë në vigjilje të dy ndeshjeve të tetorit të ekipit kombëtar, fillimisht miqësores me Jordaninë, të mërkurën në datë 10 tetor në “Elbasan Arena”, dhe më pas takimin zyrtar eliminator me Izraelin në Ber Sheva, në datë 14 tetor, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve.

Në këtë listë të teknikut kuqezi, spikasin katër futbollistë që vijnë për herë të parë në skuadrën kombëtare, siç janë mbrojtësi: Egli Kaja që aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone, Kastriot Dermaku që luan në radhët e ekipit të Kozencës, si dhe dy sulmues, të cilët kanë marrë ftesën e trajnerit Panucci për këto dy ndeshje.

Së pari ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, i cili që nga ky sezon luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, si dhe Giaccomo Vrioni që vjen nga Venezia. Vijojnë ndërkaq të jenë të dëmtuar dhe në fazën e tyre të riaftësimit futbollistët Roshi e Sadiku, në një kohë që skuadrës i është bashkuar edhe Eros Grezda, i cili në grumbullimin e fundit, për probleme fizike nuk ishte në dispozicion të grupit.  Skuadra përfaqësuese e futbollit do të nisë seancat stërvitore ditën e hënë ku dhe do të grumbullohet në vigjilje të këtyre dy ndeshjeve.


 

Lista e plote e lojtareve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë