Çifti Gashi dhe Gina fitojnë Apelin, por prokurorja nuk rikthehet në detyrë, e përjashtoi vettingu

Çifti Gashi dhe Gina fitojnë Apelin, por prokurorja nuk rikthehet në detyrë, e përjashtoi vettingu

Arta Marku, Dritan Gina dhe Rovena Gashi

TIRANE-Gjykata e Apelit Administrativ iu ka dhënë të drejtë çiftit të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina në gjyqin me Kryeprokuroren e përkohshme. Marku i pezulloi pak muaj më parë Gashin dhe Ginën, por vendimi u pasua me një padi në gjykatë, e cila sot vendosi në favorin e tyre.

Gashi-Gina ishin pezulluar nga detyra pas akuzës për “refuzim për deklarim”, “fshehjes së pasurisë” dhe “deklarimit të rremë të pasurinë” nga prokuroria e Durrësit. Por apeli e rrëzoi vendimin e pezullimit. Por, pavarësisht vendimit të gjykatës, Rovena Gashi nuk mund të rikthehet në detyrë.

Në datë 25 korrik të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi për fshehje dhe pasuri të pajustifikuara. Gashi ka qenë ish-drejtuese e njësinë për dekriminalizimin në prokurorinë e Prokurorinë e Përgjithshme, e njohur si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Sipas raportit të ILDKPKI, Rovena Gashi nuk justifikonte pasurinë, nuk kishte burime të ligjshme si dhe kishte bërë deklarim të pasaktë. KPK ngriti dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit, të paktën sipas faturave të OSHEE, ndërsa prokurorja pretendoi se babai i saj është administrator i pallatit.  Ndërkohë që ish-drejtuesja e njësisë për dekriminalizimin në prokurorinë e Prokurorinë e Përgjithshme është në hetim, bashkë me bashkëshortin e saj, Dritan Gina, për fshehje pasurie.

VENDIMI I APELIT ADMINISTRATIV
Paditës:Rovena Gashi, Dritan GinaI paditurrokurorja e Pergjithshme e Perkohshme Arta MarkuObjekti:1) Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurores Rovena Gashi, ne Prokurorine e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise», deri ne perfundim te hetimeve ose gjykimit te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres. 2) Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurorit Dritan Gina, ne Prokurorine prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane», deri ne perfundim te hetimeve ose te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres. 3) Pezullimin e zbatimit te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 dhe Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku, deri ne perfundim te shqyrtimit, me vendim te formes se prere, te ankimit te bere nga ana e Prokuroreve Rovena Gashi dhe Dritan Gina ndaj ketyre urdherave te paligjshem.Relatori:Amarildo LaçiDispozitivi:1.Pranimin e padisë. 2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 140, datë 11.05.2018 dhe nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme për pezullimin nga detyra të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur, Prokuroria e Përgjithshme.4. Kundër vendimit mund të ushtrohet rekurs përpara Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 30 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.Data e shpalljes:08-11-2018

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve