Cila është kompania që qëndron pas ri-ndërtimit modern të QTU?

Cila është kompania që qëndron pas ri-ndërtimit modern të QTU?

Qendra Tregtare Univers (QTU)

Qendra Tregtare Univers (QTU), e para qendër e këtij lloji në Shqipëri, gjatë vitit 2018 iu nënshtrua restaurimit nga kompania lider në fushën e ndërtimit, Mane TCI. Tashmë ajo vjen më e madhe, më e bukur dhe me sisteme të përditësuara me hapin e kohës.

Drejtori i Departamentit Teknik të kompanisë Mane TCI, Erion AVRAM shprehet se: “Përfshirja e kompanisë Mane TCI në këtë projekt, ishte në drejtim të rritjes së volumit dhe sipërfaqes nga njëra anë dhe rinovimit të fasadës kryesore e ambienteve të brendshme nga ana tjetër”.

Qendrës Tregtare Univers i është shtuar 1 kat mbi objektin ekzistues, këto të lidhura përmes një atriumi të studiuar dhe zbatuar në mënyrë të tillë që drita natyrale nga fasadat e larta të xhamit të ndërthuret me ndriçimin artificial. Ky kat i dedikohet kryesisht argëtimit dhe gastronomisë dhe sipërfaqja totale e qendrës arrin në një total prej rreth 36,000 m2.

Përveç rritjes së volumit dhe sipërfaqes, Qendra Tregtare Univers do të vijë edhe me një pamje plotësisht të re duke filluar nga infrastruktura e jashtme, ndryshimi në ambientet e brendshme si dhe në imazhin e fasadës. “Kjo fasadë është e tipit kapriata hapësinore, në të cilën janë montuar fasada e xhamit, aluminit dhe 1167 panele dekorative”- shprehet Drejtori i Departamentit Teknik Erion AVRAM.

Gjithashtu pjesët interior të qendrës do të jenë plotësisht të ndryshuara dhe moderne dhe do të vijnë me disa risi arkitekturore si: tavan me dritë natyrale, i cili krijon idenë e tavanit që qëndron në ajër, ndriçim të shumëfishuar, korridore me lehtësi më të madhe kalimi dhe gjelbërim i shtuar në hapësirën Food Court.

Një ndër proceset më të vështira, e pranuar si sfidë nga ana inxhinierike për Mane TCI, ka qënë realizimi i përforcimit të themeleve dhe i elementëve të tjerë konstruktive me implementimin e fibrave të karbonit, si dhe elementëve përforcues metalikë. Pavarësisht ndërhyrjes në strukturën ekzistuese, çmontimit të tarracës, puna në qendër nuk është ndërprerë asnjë ditë, falë përpjekjes, organizimit dhe projektimit në çdo detaj.

Nuk mund të lihet pa përmendur realizimi i strukturës metalike të katit shtesë, një proces i vështirë në kushtet kur mjetet e prodhimit dhe montimit për struktura të tilla janë të limituara në vendin tonë. Implementimi i saj u realizua në një kohë shumë të shkurtër falë prodhimit në fabrika të specializuara me sisteme të robotizuara jashtë vendit.

Një projekt i tillë, me sfida të shumta inxhinierike dhe i realizuar në një kohë kaq të shkurtër, ishte sfidues edhe për departamentin e Burimeve Njerëzore të Kompanisë. Drejtuesja e këtij departamenti, Ermelinda NEZAJ shprehet: “Në këtë projekt kemi pasur një skuadër pune të kombinuar midis punonjësve të rinj dhe ekspertëve të fushës, me një eksperiencë të gjatë menaxheriale pranë Mane TCI. Ky kombinim rezultoi shumë i suksesshëm, pasi u bënë bashkë nga njëra anë njohuritë dhe idetë e reja dhe inovative, dhe nga ana tjetër ekspertiza disa vjeçare e menaxherëve të Mane TCI, për të finalizuar në një kohë afatshkurtër një projekt kaq të rëndësishëm dhe me sfida të shumta inxhinierike”.

“Realizimi i këtyre volumeve në afate shumë të shkurta, sfidoi Departamentin e Prokurimeve dhe Logjistikës i cili i parapriu çdo procesi me kontraktorët, ekspertizën, angazhimin për t’iu përgjigjur kërkesave të këtij projekti specifik’’- shprehet Drejtuesi i Departamentit të Prokurimeve, Ardi HAFIZI.

…………….

Mane TCI është pjesë e grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.

Për më shumë informacion rreth Mane TCI, ju lutem vizitoni faqen www.manetci.al ose kontaktoni në: [email protected] ose në numrat: +355 692020073/069 8034444.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër