Cila është merita e Bashës dhe Kryemadhit në hapjen e negociatave?

Cila është merita e Bashës dhe Kryemadhit në hapjen e negociatave?

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Ashtu siç ishte paralajmëruar, shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka dorëzuar ditën e martë progres-raportit e KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit, duke shtuar paketën e zgjerimit të BE edhe me 7 vende.

Mësohet se ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, ka bërë publike raportin gjatë takimit të saj me kryeministrin Rama, duke u shprehur se “sot shqiptarët kanë arsye të gëzohen”.

Kryediplomatja e BE-së nga ana e saj, do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Duket se më në fund Edi Rama e ka përmbyllur me sukses edhe hapin e rradhës si “detyrë shtëpie” përsa i përket procesit të reformave në organet e drejtësisë, duke detyruar strukturat e BE të japin pa asnjë mëdyshje, rekomandimin pozitiv dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë, në rrugëtimin e saj të fundit drejt anëtarësimit përfundimtar në familjen e madhe europiane.

Hapja e negociatave padyshim mbetet arritje e madhe dhe e rëndësishme, mbetet një premtim i mbajtur i kësaj qeverie, personalisht e kryeministrit Rama, por edhe kontribut i qeverive të shkuara.

Hapja e negociatave ishte veçanarisht një premtim i mbajtur i kësaj shumice qeverisëse, por edhe një dështim publik i opozitës që kurrë nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë opozitë, deri ditën që në krye të saj të jenë dyshja dështake Basha-Kryemadhi.

Merita e kësaj qeverie mbetet padyshim tek vendosmëria e nisjes, kryerjes dhe vazhdimësisë së reformave në organet më të përfolura të drejtësisë, tek verifikimi dhe përjashtimi i çdo gjqytari dhe prokurori që është pasuruar dhe është bërë milioner me para të pista, me vendime të paligjshme, duke nxjerrë nga burgu kriminelë dhe të korruptuar.

Hapja e negociatave padyshim mbetet një premtim i mbajtur i Edi Ramës dhe i çdo politikani dhe shqiptari që në gjithë këto vite, ka shprehur vullnetin e mirë, dhe kontribuar në të mirë të vendit, duke rritur besimin e ndërkombëtarëve.

Të vetmit që kanë nxjerrë vrerin e tyre në kancelaritë europiane dhe në takime rastësore apo ato të paracaktuara, dhe që vazhdojnë të nxijnë me shpifje imazhin e vendit, janë Monika dhe Lulzimi.

Janë ata, që pushteti u është bërë ëndërr e parealizueshme, për shkak se nuk mund të bindin shqiptarët për asgjë, sepse janë të akuzuar dhe denoncuar si “sheikë” të politikës.

Me fytyrë të vrerosur, Lulzim Basha ka deklaruar nga Berlini se “qëndrimi ynë si PD, është skeptik ndaj negociatave, ndaj detyra që shtrohet për të bindur komisionin, është e vështirë për ne”.

A thua se hapja e tyre, ishte në dorë të tij. Në një raportim në fb, kryetari i PD është detyruar të shprehet se “ problemet mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave, dhe jo me mos hapjen e tyre, dhe që opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Duket qartë se Lulzim Basha nuk e ka dashur dhe nuk e donte hapjen e negociatave , pasi ai kurrë nuk duhej të kishte përkrahur vandalët e Kukësit, pasi ai kurrë nuk duhej të kishte përkrahur prokurorët dhe gjyqtarët e akuzuar dhe denoncuar si të korruptuar dhe inkriminuar, pasi ai kurrë nuk duhej të kishte përdorur dhe përkrahur aktet e dhunës në sallën e Parlamentit, pasi ai kurrë nuk duhej të kishte përkrahur çizmen e Monika Kryemadhit dhe fjalorin e saj banal ndaj kryeministrit, ambasadorëve Lu dhe Vllahutin, apo dhe emrave të njohur të politikës dhe inteligjencës shqiptare.

Merita e Lulzimit dhe Monikës në arritjen e madhe të hapjes së negociatave, është zero.

E vetmja “meritë” e tyre është dhe do të mbetet nxirja e imazhit të vendit kur udhëtojnë “me para borxh” në avionë luksi, apo kur rastisin dhe takojnë ndonjë politikan rradikal në kancelaritë e Europës.

E vetmja “meritë” e Lulit dhe Monës, mbetet lënia e vendit pa opozitë, dhe katandisja e dy forcave të tyre politike respektive në “kioskaparti” ku gatuhen veç skenare të dështuara për fatet dhe imazhin e vendit, madje edhe në pragun e një pritshmërie të madhe siç është hapja e negociatave.

Lulzimi dhe Monika, kurrë nuk do të mund të pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, pasi ata kurrë nuk do të kenë fatin të marrin ndonjëherë pushtet me vota të lira nga shqiptarët.

Kjo sepse ata kurrë nuk do të votohen nga shumica e shqiptarëve, pa u vetëpastruar (pa kryer catharsis) nga mëkatet dhe akuzat, që burojnë nga vitet e gjata të pushtetit tuaj.

Merita në fakt është edhe e shqiptarëve të thjeshtë, e atyre që sakrifikojnë çdo ditë jetën, pronën, familjen, vendin e punës, por që kurrë nuk shajnë dhe mallëkojnë para të huajve vatanin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lyl Tavarish Muniuka: 18/04/2018 11:57

    Kush je ti zoti Tavarish dhe c'plane ke bere kunder shqiperise me ndihmen e carit te KGB,Putin?C'rol i ke vene te luaje Muniut me nje cizme ne kete skenar?Si mund te te digjet barku ty dhe Munikes o teveqele truckulur per reformen ne drejtesi kur e kthyet permbys per te mbojtur Llalle matrapazin e Like-Berishes,Rovenen e shquar dhe kur per raste qe jane bere publike ne shtyp dhe bejne muuu si skandale e korrupsion si dhe gjyqtare te lidhur me krimin si rasti i Arqile Bashos ne Vlore,i cili prishi vendimin e meparshem te gjykates ne vlore per arrest me burg te tregetareve te toneve me droge ne Llakatund te vlores,duke i nxjerre nga burgu dhe duke i lene te lire me detyrim paraqitjeje,s'guxoni te thoni nje fjale? Dhe ky tip bastard i degjeneruar e te tjere bubukia si ky vazhdon te jete ne krye te detyres,duke u pasuruar njekohesisht e duke u sherbyer lloj lloj mafiozeve kuptohet,ne kembim te ceqeve te bardhe e gati per te vene shifren qe i pelqen,kur ceshtje ordinere,te zakoneshme te qytetareve i zvarrit per vite ,duke i shtyre gjyqet e seancat me aresye bajate,pasi per to nuk ka marre ryshfet.Ky eshte kontributi juaj zoti Lulash e zonja Buce e LSI-se per reformen ne drejtesi?Ne shqiptaret ua kemi pire lengun,u njohim mire si juve ashtu dhe veprimtarine tuaj kunder demokracise se vertete e kunder funksionimit te drejtesise.Por u njohin mire tani edhe te huajt,ambasadori Lu,zonja Vlahutin,zonja Nongerini,Zoterinjte Hahn,Fleckenshtein.Mcalister,Kukan etj etj,te cilet nuk mallengjehen shume nga fjalet tuaja te sheqerosura e lotet e krokodilit per luften kunder hashashit e krimit dhe per gjoja forcimin apo shkeljen e demokracise.E vetmja gje qe u intereson juve eshte xhepi,parate e pasurite skandaloze qe keni arritur te beni e qe doni ti shtoni akoma me afera korruptive dhe zenia e karrikes kryesore jo vetem ne parti ,por mundesisht dhe ne pushtet,pavaresisht se populli u ka varur bidonat dhe s'do jete e larget dita kur do jepni llogari per te gjitha sa keni bere.E verteta vonon por nuk harron te vije.Merreni me qetesi e dashuri,sic thote nje mjeshter i intrigave dhe aferave ekonomike,i quajtur Like "floriri" ose sheiku i Skraparit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!