Cilat janë pasojat e një gjumi të parregullt? Mësojeni tani

Cilat janë pasojat e një gjumi të parregullt? Mësojeni tani

Foto ilustruese

Ne shpenzojmë 1/3 e jetës sonë në gjumë, por pagjumësia është një "sëmundje" që prek shumë njerëz. Ose edhe për shkak se koha nuk na mjafton asnjëherë për të bërë orët e plota që i duhen trupit tonë. Por rutina dhe gjumi jo i mirë, mund të jenë shkak i shumë çrregullimeve të shëndetit.

Pse gjumi është i shëndetshëm? Ja cilat janë 9 pasojat që keni nga gjumi i parregullt.

Ha më shumë. Tre herë më shumë kalori, për të qenë të saktë. Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që flenë më pak, hanë më shumë. Njerëzit që u bënë pjesë e studimit u panë në ditë që kishin bërë gjumë të plotë dhe në ditë që kishin fjetur më pak se 8 orë. Në rastin e dytë, ata hanin më shumë dhe çfarëdo që të kishin para. Kjo, edhe pse respektonin të njëjtin orar dhe të njëjtat vakte.

Ke jetë më të shkurtër. Hulumtuesit, duket se e kanë zbuluar sekretin e jetëgjatësisë – një studim tjetër zbuloi se gratë që flinin më pak se pesë orë në natë jetonin më pak se ato që bënin orë të plota gjumi.

Shton në peshë. Logjikisht, nëse gjatë ditës konsumon rregullisht kalori, nuk ka arsye të shtosh në peshë, por pesha nuk shkaktohet vetëm nga ajo që ha. Një gjumë jo i plotë shkakton shumë stres në trup, duke e bërë organizmin të ngadalësojë tretjen e yndyrës.

Prek trurin. Studiuesit po ashtu kanë zbuluar se njerëzit që nuk bënin gjumë të plotë, kishin më shumë probleme kronike neurologjike, të cilat janë shkak pikërisht i pagjumësisë.

Rrit presionin e gjakut. Sipas një studimi, të rriturit që humbasin një orë gjumë çdo natë për pesë vite janë 40 për qind më të rrezikuar për t’u prekur nga hipertensioni.

Rrit rrezikun për t’u sëmurur më shpesh. Nëse nuk fle mjaftueshëm, bëhesh më i ndjeshëm edhe ndaj viruseve.

Dëmton kujtesën. Shpeshherë të duket sikur nuk mban mend çfarë ke bërë një natë më parë dhe kjo është shkak i një gjumi jo të plotë. Një cikël i plotë gjumi shërben, mbi të gjitha, edhe për të rritur kujtesën dhe krijimtarinë, kështu që përpiqu të biesh sa më herët në shtrat për të pasur kujtesë më të mirë.

Nuk do të bësh dot ushtrime. Mungesa e gjumit do të thotë mungesë energjie dhe rrjedhimisht mungesë kohe në palestër. Jo më kot gjumi është aktiviteti kryesor që të gjithë njerëzit të qëndrojnë aktivë gjatë ditës.

Bëhesh i çuditshëm. Ose, siç thonë studiuesit, bëhesh më shumë “primitiv”. Një njeri që nuk fle mirë kthehet në njeri primitiv të vetes, që do të thotë se nuk përballet dhe nuk përshtatet dot ndaj çdo lloj situate. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë