Cilën opozitë të besoj: Atë të Astirit, apo atë të ish-Bllokut?

Cilën opozitë të besoj: Atë të Astirit, apo atë të ish-Bllokut?

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në protestën e banorëve të Unazës së Re

Ekonomia shqiptare po pëson rënie-bërtet ai, ndërkohë ajo sapo solli furnizimin e ri me brekë e reçipeta firmato. Po ua shembni shtëpitë banorëve të Unazës së Re e po i lini rrugëve-bërtet ai, ndërkohë ajo sapo hapi dyqanin e ri më të madh në Bllok.

Cilin të besojmë: plakun apo dashnoren e djalit të plakut?

Në kulmin e shirave të vjeshtës, në kulmin e tensionimit politik kur opozita po sillet si horre bulevardi, Armina Mevlani me qetësinë e saj olimpike prej budallaqeje orientale organizonte mbrëmë një tjetër super festë. Kishte ftuar me kuç e me maç sepse kishte lyer dyqanin e saj dhe kishte punësuar dy shitëse të tjera. Mbrëmë, mbrëmë, pra të hënën e fundit të nëntorit kur shiu qullte e lagte protestuesit në Astir, në dyqanin e Arminës mileti lagej me shampanjë. Mbrëmë kur Sali Berisha vajtonte si kukuvajkë e ngratë, Armina ngërdheshej e qeshej duke u treguar të ftuarve koleksionin e ri të brekëve me dantella. Mbrëmë kur deputetët e opozitës bllokonin rrugët e zjarrfikësve, ambulancave, hallexhinjve, Armina ofronte ulje çmimi për reçipetat e kuqe...

Dilema ime shtohet e bymehet pavarësisht se është pragdimri. Cilën opozitë të besoj: atë që del 1 orë te Astiri apo këtë opozitën që shet 12 orë në ditë pordhë dhe brekë në mes të Bllokut?

2300 euro në muaj paguan qira dyqani Armina e Shkëlzenit të Saliut. Ka 10 vjet me atë dyqan e deri tani ka shpenzuar plot 280 mijë euro. Sikur t’u dhimbseshin seriozisht astirasit protestues, Berishët do i kishin sistemuar sikur për sevap 10 familje.

10 familje nga ato që i sollën nga Viçidoli e i morën më qafë. I lanë rrugëve të Tiranës ku si të mekur shohin matanë vitrinave të dyqanit plot drita sesi u bën karshillëk Armina e Shkëlzen Berishës me lekët e Gërdecit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 30/11/2018 08:18

    Citoj vargje:Ti Alim qe s'di kendim ,behu vezir per arsim.

    Përgjigju
  • Banori: 28/11/2018 19:03

    Ti konjak je xurxull e nuk te ben fare pershtypje e nuk kupton fare. ku I rreh Blendit e ku ty Lexohe edhe nje here qe te kuptosh mire vjehrrin e Armines qe po bie permbys nga "dhimbja " qe ndjen banoret e Astirit nausja ,djali,cupa e dhendri te thyejne koken me para si???ku ??? sa??? gjeje ku qendron zotesia

    Përgjigju
  • Konjak: 28/11/2018 11:43

    Nuk kuptohet se ku fillon e ku mbaron interesi publik ne kete artikull.Flitet me percmim per perkrahien politike te Astirit;ne te njejten kohe ,sarkazma ,s'le pa prekur nje diqan ,ku tregetohen,sipas tij ,bre ,recipeta e pordhe.Thuhet ne kete shkrim ,se pse ky dyqan qe shet- brek e pordhe- ,nuk eshte kaq bamires sa tu ndertoje nga nje shtepi 10 familjeve te Astirit.Zoterinj te nderuar ,le te miremi me pune te mira ,e ti lem ,krenarine boshe e pordhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Historia prekëse/ Portieri 19-vjeçar kujdeset për vëllanë dhe motrën pas vdekjes së prindërve! Luan titullar në El Clasico

Historia prekëse/ Portieri 19-vjeçar kujdeset për vëllanë dhe motrën pas vdekjes së prindërve! Luan titullar në El Clasico