‘Çmime që nuk shihen asgjëkund në Mesdhe’, suedezët të habitur me ndryshimet në Shqipëri

‘Çmime që nuk shihen asgjëkund në Mesdhe’, suedezët të habitur me ndryshimet në  Shqipëri

Jalë

Shqipëria është një prej destinacioneve më të pëlqyera këtë vit. Një vend me një transformim shumë të shpejtë që ka kaluar nga rreth 50 vite diktaturë, në një kaos që e përfshiu në vitet 90’ deri në destinacionin fantastik, shumë të lirë të Mesdheut, shkruan e përditshmja suedeze “Expressen.se” në një reportazh ku zbulon Shqipërinë.

Harta tregon një rrugë që gjarpëron nëpër male dhe që duhen orë për të ikur nga Tirana në jug. Por, harta është 5-6 vite e vjetër dhe rruga që gjarpëron nëpër male tani është bërë një autostradë moderne me tunele mes maleve. Shqipëria po ecën shumë mirë. Qytetet po rriten dhe kjo është diçka e shkëlqyer.

Turistët po fillojnë të bëhen gjithnjë e më të shumtë dhe ka shumë hotele, kafene dhe restorante të reja. Të qëndruarit në kafe është një stil jetese për shumë shqitparë. Më parë dominonte kafeja turke, sot është kafeja ekspres italiane.

Madje, në restorantet përgjatë bregdetit ndihet influenca italiane, ku ka më shumë pica, rizoto dhe makarona al dente se sa menu klasike ballkanike. Si dhe një shumëllojshmëri me produkte deti me çmime që nuk shihen asgjëkundi në Mesdhe prej dekadash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joy: 04/09/2018 12:53

    Per cilin tunel e ka fjalen ky se nuk me rezulton nje i tille andej nga LLogaraja e poshte. Kushedi ç'foto u kane çuar te shkreteve e u kane thene eshte Shqiperia, se nuk ma ha mendja e kane pare me syte e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale