Çmimet/ Inflacioni në nëntor, niveli më i ulët në 10 muajt e fundit

Çmimet/ Inflacioni në nëntor, niveli më i ulët në 10 muajt e fundit

Inflacioni ra për të pestin muaj radhazi në nëntor dhe preku nivelin më të ulët në 10 muajt e fundit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit për nëntorin ishte 1.8%, nga 1.9% që pati qenë në tetor. Rënia e inflacionit për nëntorin u ndikua sidomos nga grupet transporti, qira, ujë, energji dhe shëndeti.

Rënia e çmimit të karburanteve në fund të nëntorit e ka ulur inflacionin e grupit transporti në 2.5%, nga 4.3% që pati qenë në tetor. Ndërkohë, grupi me ndikimin kryesor ai i ushqimeve shënoi një rritje të lehtë të inflacionit, për herë të parë që nga qershori. Inflacioni i këtij grupi u rrit në 2%, nga 1.8% që kishte qenë për tetorin.

Rënia e inflacionit që ka nisur në gjysmën e dytë të vitit mund të shpjegohet me disa faktorë. Gjatë muajve të verës zbutja e çmimeve të prodhimeve bujqësore ka pasur një rol përcaktues. Një ndikim të ngjashëm kanë dhënë çmimet e ulëta të lëndëve të para dhe produkteve ushqimore në tregjet ndërkombëtare.

Gjithashtu, leku i fortë në kursin e këmbimit valutor ngelet gjithashtu një faktor me ndikim të konsiderueshëm në uljen e presioneve inflacioniste nga jashtë.

Këta faktorë kanë bërë që inflacioni të bjerë sërish nën intervalin e poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë. Vetë Banka Qendrore, në raportin e fundit të politikës monetare, shprehej se rritja e inflacionit, sidomos në tremujorin e dytë të vitit, është ndikuar së shumti nga komponentë afatshkurtër.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të kthehet pranë objektivit prej 3% vetëm në vitin 2020.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore