Çmimet janë rritur me 2,1% në gusht sipas EUROSTAT, ushqimet me ritmet më të larta

Çmimet janë rritur me 2,1% në gusht sipas EUROSTAT, ushqimet me ritmet më të larta

Foto ilustruese

Në gusht çmimet janë rritur me 2.1 % sipas matjeve të EUROSTAT. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,4 %, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Argëtim dhe kulturë”, ndjekur nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” me 2,3 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 1,9 %.  Teksa çmimet e “Pije alkoolike dhe duhan” jënë rritur me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Shërbimi arsimor” me 0,9%, “Komunikimi” me 0,7 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5 %, etj.

Në muajin gusht 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8 %, pasuar nga grupet, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,3 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,1%. Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,1 %, krahasuar me muajin Korrik. Në grupet e tjera nuk pati ndryshime krahasuar me muajin e mëparshëm.

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.

Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”./ Monitor






Raporti per te gjitha vendet

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar