Çmimet ‘The Best’, lojtari i vitit shpallet Luka Modriç, Ronaldo ikën ‘zemërthyer’ në shtëpi

Çmimet ‘The Best’, lojtari i vitit shpallet Luka Modriç, Ronaldo ikën ‘zemërthyer’ në shtëpi

Lojtari Luka Modric pasi ka marrë trofeun

LONDËR- Është zhvilluar mbrëmjen e sotme ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Best” nga FIFA. Në këtë ceremoni janë ndarë çmimet për lojtarët më të mirë në futbollin, golashënuesin më të mirë, por edhe trajnerin e vitit. Spikat ylli portugez Christiano Ronaldo, që është larguar në shtëpi ‘duarbosh’ e zemërthyer, pasi nuk ka mundur të marrë asnjë çmim.

Lojtari më i mirë i vitit- Është shpallur kroati Luka Modriç, ndërsa në kandidim kanë qenë dhe Mohamed Saleh dhe Christiano Ronaldo.

Lojtarja më e mirë femër-është zgjedhur Marta, që luajti këtë vit për Brazilin dhe mori pjesë në Kupën e Amerikës.

Çmimi Fair Play-Lenart Tai, sulmuesi i Venlos në Holandë, që i dhunoi gjak me qelizat e tij të veçanta një të sëmuri me Leuçemi, dhe për këtë arsye mori çmim.

Çmimi i tifozit-Ka shkuar për tifozët peruanë të cilët udhëtuan deri në Rusi për të ndjekur ekipin e tyre.

Portieri më i mirë-është shpallur portieri i Belgjikës, Tibo Kurtua

Trajneri më i mirë- është shpallur nga FIFA, trajneri francez Didier Deshamp.

Çmimi Pushkash është marrë për Mohamed Salah.  I ftuar në këtë ceremoni ka qenë edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen