Çmimi për sheshin 'Skënderbej', Mazniku flet nga Barcelona për Report Tv: Lajm shumë i mirë, ja motivacioni interesant

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ka folur për Report Tv nga Barcelona, aty ku sheshi ‘Skënderbej’ u vlerësua me çmimin si Hapësira më e bukur publike për vitin 2018.

Mazniku deklaroi në një lidhje telefonike për Report Tv se ky është një lajm shumë i mirë për Tiranën dhe çmimi riafirmon rëndësinë e këtij sheshi. Ai tregoi për Report Tv se juria ka vlerësuar hapësirën e madhe që ka sheshi i shqiptarëve, në zemër të kryeqytetit.

Ky çmim riafirmon rëndësinë që ky shesh ka. Është një lajm shumë i mirë për Tiranën.

Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë

Çfarë e ka bërë të veçantë këtë shesh?
Ishte shumë interesant motivacioni. Ata thanë që sheshi tregon se e gjithë hapësira është shumë e madhe. Është një shesh i madh, ka një dimension të madh dhe monumental.

Si ka qenë impakti që ka përcjellë Shqipëria te vendet me të cilat ka konkurruar?
Ky është koncepti zhvillimor që ka pasur Shqipëria vitet e fundit. Ishte një moment krenarie ky vlerësim ndërkombëtar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bgbgbt: 20/06/2018 20:56

    Seriozisht e keni?;

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës