‘Çmontohet’ banda në Itali, kapet ‘supermarketi shqiptar’ i kokainës me 6 shokë (FOTO+VIDEO)

ITALI- Guardia di Finanza ka goditur një bandë shqiptare që trafikonte dhe shpërndante kokainë në Firence. Grupi furnizohej me kokainë nga Holanda, ndërsa kishte ngritur një strukturë që merrej me trafikun në Itali dhe shpërndarjen më pas në qytete të ndryshme. Në përfundim të operacionit u arrestuan shtatë shqiptarë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Demë Berisha, Florenc Ceni, Ervin Nela, Besim Duli, Klodjan Shele, Eris Kaleci dhe Armando Nela.  Deme Berisha me origjinë nga Kosova cilësohet nga policia si ‘supermarketi i drogës’, pasi në çdo kohë dispononte kokainë, heroinë dhe kanabis. Më e vështirë për grupin ishte sigurimi i kokainës, e cila pas trafikut nga Amerika Latine, nga Holanda në Itali transportohej nga korrierët.

Grupi ishte gjithmonë nën ruajtjen e Florenc Cenit dhe Ervin Nelës, Armando Nela, Eris Kaleci e Klodjan Shele prisnin dhe merrnin drogën nga Amsterdami apo Roterdami, ndërsa Besim Duli kujdesej për ruajtjen e mallit në Itali. Hetimet për grupin nisën në 2016, ndërsa në total në dy vitet e fundit nga disa operacione që janë finalizuar janë sekuestruar rreth 18 kg kokainë, ndërsa edhe dy anëtarë të bandës janë në kërkim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale