'Çokopokalips', kriza serioze e çokollatës

Vlera e tregut global të çokollatës vazhdon të arrijë nivele të reja. Potencialisht deri në vitin 2025 ajo mendohet të dyfishohet krahasuar me nivelin e vitit 2017. Konsumi i lartë i çokollatës ka ardhur kryesisht nga përfitimet shëndetësore të perceptuara si anti-plakje, efektet antioksiduese, lehtësimin e stresit, rregullimin e presionit gjakut etj.

Më shumë se gjysma e të gjithë çokollatës që prodhohet në botë, konsumohet në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut. Zvicra mban rekordin me 8 kg çokollatë për banorë, konsumuar në vitin 2017.

Por edhe pse tregjet e zhvilluara janë në ballë të konsumimit të çokollatave, mundësia e ekspansionit konsumues drejt Kinës dhe Indisë është e madhe. Ndërsa deri në vitin 1980, në Kinë çokollata konsiderohej delikatesë e rrallë, duket se gjërat po ndryshojnë me shpejtësi. Urbanizimi i shpejtë, rritja e klasës së mesme dhe ndryshimi i shijeve të konsumatorëve kanë shkaktuar një oreks në rritje për çokollatën. 

Prodhuesit e çokollatës sot janë në luftë me kohën. Ngrohja globale, sipërfaqja e limituar e tokës dhe parazitët, ka bërë që në rang botëror, prodhimi i kakaos të ulet me 40 %. Vetëm ne Costa d'Avorio janë eleminuar këtë vit 100 000 hektare plantacione kakao.

Sipas "Euromonitor", pavarësisht kësaj, Gana, furnizuesi i dytë më i madh në botë i kakaos, pas huasë prej 1.5 miliardë dollarësh nga "Eximbank", po eksporton në Kinë sasi të medha të kakaos.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, ku çokollata konsiderohet si simbol i pasurisë, kanë rritur kërkesën për markat "Premium". Përballë kësaj situate, prodhuesit më të mëdhenj të çokollatës po ndërmarrin iniciativa të ndryshme për të rritur qëndrueshmërinë e produktit. "Mars", me seli në Shtetet e Bashkuara, ka shpenzuar deri tani 1 miliard dollarë për të ndihmuar kërkimet në krijimin e kakaos rezistente ndaj nxehtësisë. 

Ndërsa pretendimet për një "chocopocalypse" kanosës mund të duken të ekzagjeruara për momentin, rreziqet janë reale. Megjithatë aktorët kryesor të prodhimit të çokollatës janë optimistë. Po a mjafton vetëm optimizmi për të garantuar të ardhmen e çokollatës? Kjo mbetet për t'u parë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër