POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Common ism'/ Bredh i veçantë i Krishtlindjeve në Bunk’art 2, me yllin e komunizmit & portretet e martirëve

Krishtlindjet janë një moment i gëzueshëm për këdo, mbushur me gëzim, drita edhe plot ngjyra. Por në këto krishtlindje Gentian Minga sjell në Bunk’art 2 për të gjithë vizitorët një bredh të veçantë, insatalacionin “Common ism”. Dëshira e tij është që të reflektohet mbi të shkuarën, që njerëzit kanë kaluar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ku fjala Krishtlindje as që mund të përmendej, sepse të kushtonte jetën. Kjo është arsyeja përse gazetari Gentian Minga ka “zhveshur” nga elementët festivë Pemën e Krishtlindjeve.

Arsyeja, përse unë e bëra pemën ishte një ngacmim tjetër, më shumë për të kthyer edhe njëherë vëmendjen ndaj këtyre që po them, për të kthyer edhe një herë vëmendjen ndaj komunizmit. Në këtë kohë që të gjithë bëjnë pemë me dekore nga më të ndryshmet, ne harrojmë se dikur, thjesht të mendoje apo të përmendje emrin krishtlindje mund të të kushtonte jetën. Siç u ka kushtuar shumë prej martirëve që janë këtë fotografi në këtë pemë. Janë martirë të besimit katolikë apo ortodoksë, të cilët janë pushkatuar thjesht se besojnë tek krishtlindja. Sot që ne festojmë krishtlindjet duhet të dimë, se kemi një lloj lirie, që dikur ka qenë e munguar, jo për pak, por për 50 vite.

Gentian Minga, Gazetar 

Ylli i paqtë i Krishtlindjeve është zëvendësuar me yllin e kuq të komunizmit, një çekiç dhe një drapër. Në vend të dritave shumëngjyrëshe, pema rrethohet me zinxhirë burgu, ndërsa ajo që të bie më shumë në sy se gjithçka janë fotografitë, në të cilat duken portretet e martirëve të komunizmit, që nga At Zef Pllumi, Musine Kokalari, Marie Tuci, Sabiha Kasimati, Lef Nosi, por jo vetëm.

Në pjesën ballore të pemës janë lënë qëllimisht emrat më përfaqësues, historitë e të cilëve janë bërë shumë virale (për shkak të mënyrës sesi janë trajtuar në dossier). Është Sabiha Kasimati që vjen nga Shkencat. At Zef Pllumi vjen nga besimi, Musine Kokalari nga letërsia, Marie Tuci po ashtu nga besimi, sepse ishte një kishtare për t’u bërë një besimtare e devotshme. Por, është edhe Lef Nosi, një nga nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë. Ideja është që këta njerëz vijnë nga fusha të ndryshme dhe kjo tregon se ajo kohë nuk kursente askënd.

Gentian Minga, Gazetar

Pema është e gjitha e tillë. Në vend të yllit paqësor të Krishtlindjes, që ne vendosim mbi pemë, në këtë rast vendi e ka zënë ylli aspak paqësor i komunizmit me drapër edhe çekan. Në vend të shiritave shumë bukur luajnë rol zinxhirët, pastaj janë varkat që janë bërë me fletët e librave të Enver Hoxhës, që përfaqësojnë dëshirën për arrati. Dhuratat të lidhura me zinxhir edhe në vend të fjongos në to janë vendosur dryna, sepse ishin dhurata të ndaluara, që nuk hapeshin. Simbolika është e thjeshtë edhe e drejtpërdrejtë.

Gentian Minga, Gazetar

Ndërsa, anijet dhe avionët prej letre, simbol të lirisë së munguar në këtë sistem të egër, vijnë të realizuara me flet prej letre. Jo me letër të zakonshme, por me flet letre të veprave të shkruara nga vet “dora” e Enver Hoxhës. Janë të njëjtat fletë që mbështjellin edhe dhuratat e ndaluara, e të kyçura fort me zinxhirë burgu.

Është një vepër e çfarëdoshme e tij, edhe tek dhuratat janë fleta nga librat e tij, jo më kot, sepse në këto sisteme ato që i shkruanin ishin fjalë boshe. Varka edhe avioni simbolizon arratinë, ndërsa me një letër të zakonshme s’do të kishin të njëjtën fuqi, që kanë tani që janë përdoru veprat e Enver Hoxhës. Veprat e këtyre mendimtarëve s’kanë dalë kurrë në dritë. Ato përfaqësojnë dekoret e atij realiteti që ishte një gënjeshtër. Ndërsa, njerëzit e vërtet nuk figurojnë asgjëkund në pemë, ata janë vetëm me foto.

Gentian Minga, Gazetar

Prapashtesa "ism" e përbashkët për komunizmin, nazizmin në fashizmin i ka kushtuar kaq shumë botës. Prandaj Minga mendon se njerëzit duhet të vijnë ta shikojnë nga afër këtë pemë krishtlindjesh

Siç thotë edhe shprehja e Primo Levit në hyrje të Bunk’art 2, është që “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar që ta rijetojnë atë”. Arsyeja përse çdokush duhet që ta shikojë këtë, është e njëjta arsye që unë lexova edhe historinë e Marie Tucit, e përpiva brenda pak minutave. Arsyeja është, sepse doja që të lexoja një historie reale njerëzore. Në këtë formë dikush që vjen dhe sheh pemën mendon edhe njëherë për tmerret e asaj kohe, mendon dhe për liritë që ka sot. Ndërsa, kur shkojnë në shtëpi mund të ngacmohem për të lexuar më shumë për këta njerëz.

Gentian Minga, Gazetar 

Edhe në Bunk’art 1 pema e dekoruar për festat e fundvitit, na kthen mbrapa në kohë, në kohën e monizmit, ku zbukurimet me shirita të bërë me pdorë me punëdore me ngjyra, pambuk (si dëbora) ishin të vetmit elementë që tregonin se ishte festa e Vitit të Ri.

Origjina e Pemës së Krishtlindjes në botë daton në fundin e viteve 1500. Ndërsa, në Shqipëri kjo traditë nisi të praktikohej në fillim të viteve ’20.

Ora 18:11
'Common ism'/ Bredh i veçantë i Krishtlindjeve në Bunk’art 2

Bredh i veçantë i Krishtlindjeve në Bunk’art 2. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

1 / 6

Bredh i veçantë i Krishtlindjeve në Bunk’art 2. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

2 / 6

Bredh i veçantë i Krishtlindjeve në Bunk’art 2. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

3 / 6

Bredh i veçantë i Krishtlindjeve në Bunk’art 2. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

4 / 6

Bredh i veçantë i Krishtlindjeve në Bunk’art 2. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

5 / 6

Bredh i veçantë i Krishtlindjeve në Bunk’art 2. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

6 / 6
a.s./r.k.
Komento