Ç'po ndodh me euron? Eksperti Çoçoli në Report Tv: Do rritet pas dy muajsh

Euro ndodhet aktualisht në nivelin rekord më të ulët, ku ka humbur jo pak, por 7%. Për ekspertët e ekonomisë, pas dy muajsh monedha europiane do rimarrë veten dhe do ringrihet. I ftuar në studion e Report Tv, Fatos Çoçoli tha se muajt shtator dhe tetor do shënojnë rritje të euros në vlerën e saj në treg. Sot, një euro këmbehet në tregun valutor me 124.8 lekë, duke prekur kështu nivelin më të ulët në histori. 

Shpresoj që nga shtatori, ose mesi i tetorit, euro do bëjë atë kthimin real, drejt ngritjes. Por do të jetë në ato shifra që për ekonominë tonë do jenë një raport shkëmbimi i shëndetshëm. 

Fatos Çoçoli, ekspert i ekonomisë

Eksperti i ekonomisë theksoi se zhverësimin e monedhës europiane në raport me lekun e kanë sjellë disa faktorë, mes të cilëve edhe paratë e paligjshme që futen në vendin tonë si rrjedhojë e trafikut të kanabisit. 

Sa i takon ndikimit ekonomik që do ketë çelja e negociatave, Çoçoli tha se çdo hap i Shqipërisë drejt BE sjell vetëm të mira për ekonominë dhe biznesin shqiptar. 

Është mirë që jemi kaq të euroizuar, që kemi kaq shumë euro në treg. Ky është një ritëm i natyrshëm dhe nëse hapen negociatat në 28 qershior për të nisur bisedimet me BE për anëtarësimin tonë, kjo do shkojë edhe më mirë. Të flasim për të mira që nuk i shohim është paksa paradoksale, sepse vetëm të mira do kemi nga hapja e bisedimeve me BE. Do ketë më shumë politika mbrojtëse, çdo strukturë qeveritare duhet të bëjë hesapin e saj, pavarësisht se loja tashmë i përket vendeve të BE. 

Fatos Çoçoli, ekspert i ekonomisë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki! Pasagjeri i parë me AirCar, muzikanti Jean Michel Jarre

Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki! Pasagjeri i parë me AirCar, muzikanti Jean Michel Jarre