Credins Bank - 'Çdo ditë pranë jush për 15 vite!', Spiliopoulos: Histori suksesi

Credins Bank - 'Çdo ditë pranë jush për 15 vite!', Spiliopoulos: Histori suksesi

“Çdo ditë pranë jush për 15 vite!” fushata më e re e Bankës Credins, një intervistë me George Spiliopoulos, Drejtori Kreativ i Landmark Communications.

Banka Credins ka publikuar së fundmi një spot televiziv që shoqëron fushatën e 15 viteve të bankës në tregun shqiptar. Ky spot rrëfen një histori suksesi që mbështetet pikërisht mbi një koncept shumë të thjeshtë “një ditë normale” e gjithsecilit. Për të kuptuar pak më shumë rreth këtij spoti dhe kësaj fushate, kemi intervisuar z. George Spiliopoulos, Drejtorin Kreativ të Landmark Communications, agjencisa e cila realizoi fushatën e Credins.

1. Si lindi idea e realizimit të këtij spoti publicitar?
Procesi kreativ i ndërtimit të një skenari që përcjell një ide frymëzuese është padyshim shumë kompleks. Kur fillon të mendosh për një produkt filmik, mbi të gjitha mendon vlerat që do të përcjellë, mendon se si do të duket, si do të jenë ngjyrat, gjendja në të cilën do të vendosen skenat, mendon cilat janë mesazhet që spoti do të përcojë. Në rastin e Bankës Credins, gjithçka ishte shumë e thjeshtë! Na u shtrua në tavolinën e diskutimit një bankë e konsoliduar, me vlera të shtrira përgjatë 15 viteve, me klientë besnikë dhe mbi të gjitha një bankë që mban vulën “Made in Albania”. Të gjitha këto krijojnë përbërësit e duhur për të prodhuar një spot si ky që kemi tashmë dhe që të gjithë e kanë parë.

2. Kjo video bazohet mbi një koncept shumë interesant, spoti flet për ditë e për çaste nga jetët e njerëzve?
Po, është shumë e saktë kjo që thoni ju! Ideja është që ne kemi jetë të ndryshme, eksperienca të ndryshme, kemi sfonde kulturore të ndryshme dhe gjithashtu kemi kërkesa të ndryshme. Konceptualisht videon e bashkon pikërisht kjo gjë, një ditë në jetën e gjithsecilit, një ditë suksesi, një ditë ku ne arrijmë hapa të vegjël e të mëdhenj. Interesantja në rastin tonë është pikërisht lidhja që këto situata kanë, kuptimi që këto çaste marrin dhe sa të thjeshta bëhen realizimet e tyre kur në krah ke një mbështetës të fuqishëm, një bankë si Credins.

3. Po realizimi i këtij spoti si ishte?
Është njësoj sikur unë t’ju them tani, me jepni konton bankare të klientit tuaj më të madh? (Qesh). Ky është një sekret profesional, por gjithsesi unë po mundohem të ndaj diçka me ju. Sheshet e xhirimeve janë si botë paralele, botë në të cilat ti ndërton magjinë. Për shembull, skena e çiftit në makinë, ishte një moment shumë përmbushës.

Ora 6:00 e mëngjesit, drita dhe ngjyrat ishin perfekte për të xhiruar, të krijonte idenë e një përralle, e një rrëfimi marrë nga një libër i realizmit magjik. Në këtë skenë ka shumë dashuri, ka shumë emocion njerëzor, pra perceptimi që njerëzit marrin është një imazh familjar, një imazh që edhe pse nuk e kanë jetuar, do të dëshironin ta përjetonin si një çast magjik, i cili bëhet i mundur vetëm nga banka Credins.

4. A jeni i kënaqur me videon finale, a ju pëlqeu bashkëpunimi me Bankën Credins?
Mund të them se ishte një eksperiencë shumë e bukur bashkëpunimi me Credins, pra ditët e xhirimeve ishin në sintoni me konceptin e videos. Njëkohësisht, mund të them se në Credins, ka një numër të madh personash që nëse në të ardhmen do ta lënë profesionin e tyre si financier apo bankier, mund të gjejnë vend shumë lehtë në industrinë e kinemasë, si regjisor apo skenarist dhe këtë e them, sepse kemi patur një bashkëpunim të ngushtë me disa prej drejtuesve, të cilët kanë një sy shumë të mprehtë për detajet. Që prej takimit të parë e deri tek momenti që vendosëm logo në planin final, të dy skuadrat tona, pra Landmark Communications dhe Credins ishin në sintoni të plotë me konceptin se çdo ditë është unike sidomos kur ke përkrahjen e bankës Credins. Ndaj më lejoni t’ju them, se kjo ishte një eksperiencë e bukur që shpresoj të përsëritet së shpejti, në projekte të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin