Çregjistrimet e pensionisteve që humbin jetën, Doraca: Me ligj, kartela e vdekjes për gjendjen civile

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledi Doracaj, ishte i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv me gazetarin, ku foli për problemet me të cilat përballet ky sektor.

Sa i takon pensionistëve që pasi ndërrojnë jetë, nuk çrresgjistrohen nga familjarët, Doracaj tha se do të ketë masa administrative për të gjitha këto raste.

Ai deklaroi se nesër në kuvend do votohen disa ndryshime në ligjin për Gjendjen Civile, që parashikojnë se për çdo vdekje, kartela do t’i dorëzohet edhe institucionit që ai drejton, në mënyrë që të shmangen abuzimet me pensionet.

Numri një i Gjendjes Civile, foli edhe për ndryshimin e adresave për qyteratrët që ndryshojnë vendbanimet. Ai deklaroi se deri në 30 pas zhvendosjes, ky proces është falas, ndërsa kush e shkel këtë afat do të gjobitet me 1.000 lekë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur