Crotone barazon me Lazion, Interin shpreson akoma për Champions

Crotone barazon me Lazion, Interin shpreson akoma për Champions

Nga ndeshja Lazio-Crotone

Crotone ka arritur të marrë një barazim me shumë vlera, jo vetëm për të, por edhe për Inter-in, që tani do të luajë një finale me Lazio-n në Olimpico për të vendosur se kush do të luajë në Champions League.

Ishte Lulic ai që zhbllokoi rezultatin për vizitorët në minutën e 17’ me një penallti të ekzekutuar në mënyrë të përsosur.

Por Crotone rifutet në lojë me golin e Simy në minutën e 2’. Pas golit të pësuar, Lazio krijon dy mundësi të arta për të rimarrë avantazhin, por Caiceido dhe Lucas Leiva tregohen të pasaktë.

Pas pushimit miqve u shtohet presioni teksa Crotone luan për të qëndruar në Serie A dhe në minutën  61’ çmend stadiumin Ezio Scida me golin e Ceccherini-t.

Me këtë rezultat luan edhe Inter, që ka shpresa tani për një vend në Champions. Por Lazio nuk dorëzohet dhe del në sulm për të shënuar golin e barazimit 2-2 që vjen në minutën e 84’ falë një nga lojtarëve më të mirë të këtij sezoni Milinkovic-Savic.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë