Daçiç pranon ambasadorin Boçka
Urdhi i Vuçiç: Nuk e njoh për 6 muaj! 

Daçiç pranon ambasadorin Boçka<br />Urdhi i Vuçiç: Nuk e njoh për 6 muaj! 
TIRANE - Edhe pse e 4 muaj më parë tha se nuk do të njihte për 6 muaj ambasadorin shqiptar, Serbia duket se është tërhequr nga kjo masë diplomatike.
 
Ilir Boçka, ambasadori ynë në Beograd u ul sot përballë ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç gjatë takimit dy palësh në Ministrinë e Jashtme, si dhe qe pjesë e takimit tre palësh Shqipëri-Serbi-Itali.
 
Në këtë mënyrë, edhe pse nuk kanë kaluar 6 muaj nga koha kur Serbia deklaroi se nuk do ta njihte Boçkën si diplomat, sot Daçiç është vendosur përpara faktit të kryer, kur Bushati ka marrë përkrah ambasadorin shqiptar atje.
 
Por si nisi konflikti mes Beogradit zyrtar dhe Bockës?
Në 8 tetor u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri, gjatë së cilës autobusi i sportistëve serbë u godit sporadikisht nga një adoleshent me gurë. Ministria e Jashtme serbe bëri një notë proteste me incidentin e gjuajtjes me gurë të autobusit të kombëtares serbe, por ambasadori shqiptar atje Ilir Boçka e refuzoi atë. Vetë kreu i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, tha se ambasadori është sjellë në mënyrë jo diplomatike.
 
 “Asnjë nga zyrtarët e lartë gjashtë muajt e ardhshëm nuk do të jetë në gjendje të takohet me Ambasadorin e Shqipërisë. Ambasadori ka vepruar në mënyrë jodiplomatike, se Ambasadorët nuk kanë të drejtë për një reagim të tillë. Për këtë rast Serbia e ka shpallur person non grata apo e thënë ndryshe, për gjashtë muaj ai nuk do të jetë në kontakt me përfaqësuesit e Serbisë.V endimi im nuk është që të prishim marrëdhëniet. Por një sjellje e tillë nuk mund të tolerohet”, tha Vuçiç.
 
Lidhur me këtë qëndrim reagoi  menjëherë Ministria jonë e punëve të Jashtme, duke deklaruar se janë të zhgënjyer nga qëndrimi i autoriteteve serbe.
 
"Nga veprimet e autoriteteve serbe, qe paragjykojnë vullnetin e mire e te plote te Autoriteteve shqiptare për mbarëvajtjen e ndeshjes se futbollit dhe ndarjen e sportit nga politika”thuhej në reagim.
 
Sipas MPJ, komunikimi i papërshtatshëm nga Ministria e Punëve te Jashtme serbe me përfaqësuesin e Republikës se Shqipërisë ne Serbi, është një reagim jo-proporcional.
 
“Reagime te tilla, si dhe leximi arbitrar i imuniteteve dhe privilegjeve te diplomateve, shkojnë përtej rregullave te gjithë-pranuara të se drejtës ndërkombëtare dhe na kujtojnë praktika te tejkaluara. Kjo është dita e sportit dhe e lojës se ndershme. Kjo është dita qe çeli me takimin historik te studenteve serbe e shqiptare ne Tirane, qe tregon se gjenerata e re e dy vendeve tona sheh përpara drejt vlerave europiane dhe i ka lënë pas makthet e se shkuarës”. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod