Daçiç: Shqiptarët e pranojnë ndarjen e Kosovës, s’lejohen prej ndërkombëtarëve

Daçiç: Shqiptarët e pranojnë ndarjen e Kosovës, s’lejohen prej ndërkombëtarëve

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se disa përfaqësues shqiptarë kanë folur se ndarja është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Sipas tij, pala kosovare pa praninë e ndërkombëtarëve, do të pranonte edhe ndarjen.

Unë vazhdoj të them se shqiptarët, kur do të fillonim të bisedonim me ta pa mentorët e tyre, do të pranonin për ndarjen e Kosovës, pasi kjo edhe për ata do të ishte një zgjidhje e mirë. Duhet të pranoj që presidenti Aleksandar Vuçiç ka bartur mjaft ngarkesë kur bëhet fjalë për kërkimin e zgjidhjeve për Kosovën. E dini, nuk është aspak e lehtë të diskutohet dhe të bindet një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare që t’i rishikojë gabimet e tyre. Shumë nga Perëndimi nuk dëshirojnë të pranojnë asgjë përveç përmbushjes së të gjitha kërkesave të shqiptarëve. Kjo nuk mundet. Serbëve kurrgjë, e shqiptarëve të gjitha. E çfarë janë pastaj këto bisedime? Këto janë ultimatume.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç

Daçiç ka folur edhe për përballjet me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

E keni parë që ndaj çdo argumenti tim në OKB, Vlora Çitaku përmendi Sllobodan Millosheviçin. Aman, njerëz, lini njeriun, ai ka vdekur, hajde të zgjedhim problemet.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç

I pyetur se me cilin përfaqësues nga Prishtina Serbia do të gjente gjuhën e përbashkët, Daçiç tha se është e vështirë të bisedohet me Behgjet Pacollin, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçin. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 27/05/2018 23:13

    Po pse nuk ndani Serbine qe nuk e keni tuajen dhe te grabitur , por kerkoni te ndani Kosoven qe jane autokton?

    Përgjigju
  • Shqiptari: 27/05/2018 21:31

    Esat Pasha ka patur e do kete, rasti i DETI ishte i fundit, po me shqiptare, me POPULLIN SHQIPTARE, as nuk e mer as nuk ke per te mare kurre dakortesi as nje milimeter toke apo uje

    Përgjigju
  • ilirjan: 27/05/2018 20:42

    Jojo shqiptarer se pranojne ndarjen e kosoves, asnje milimeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vau i Dejës/ Dyshohet se qëlloi me pistoletë drejt një makine, në kërkim 35-vjeçari

Vau i Dejës/ Dyshohet se qëlloi me pistoletë drejt një makine, në kërkim 35-vjeçari