'Të arrestohet menjëherë', Dako i kundërpërgjigjet Salianjit: Larvë, këto muhabete i ndan gjyqi

'Të arrestohet menjëherë', Dako i kundërpërgjigjet Salianjit: Larvë, këto muhabete i ndan gjyqi

Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar ndaj akuzave të bëra së fundmi nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për emërime abuzive në bashki.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Dako shkruan se për çështje të këtij lloji merret gjykata dhe jo “larva e peshkut të rezervatit”, duke trajtuar me nota sarkastike kështu raportin e Salianjit me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Postimi i plotë i Kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako:

“Peshku i rezervartit paska nxjerrë sot këtë larvën e vet, Salianjin me të cilin patjetër që do merrem në gjykatë. Sepse këtij larvës i’a ka thënë ca fjalë tamam edhe Grida, po ky është popull kot fare! Megjithatë gjyqi i ndan këto muhabete dhe zgjedhjet padyshim, ku këta do shkojnë ushqim për pula… Megjithëse edhe pulat zor se i hanë këto lloj vemjesh.”

Paraditen e sotme, deputeti demokrat Ervin Salianji e akuzoi Vangjush Dakon për lidhje me kriminelët në Durrës, në kuadër të blerjeve të votave për llogari të pushtetit legjitim të kryeministrit Edi  Rama.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selimi: 02/11/2018 23:57

    Gjyshoja ka KRAHUN e forte LUL Berishen prandaj nuk don tja dije Per opozite LUL berisha eshte ministri I BRENDESHEM I DURRESIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë