Durrës/ Gruaja e policit u vetëvra pas sherrit në familje, Merita Hajdari qëlloi veten në oborr

Detaje të reja kanë dalë pas vetëvrasjes së 47-vjeçares, Merita Hajdari në lagjen nr.7 në Durrës ditën e djeshme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vetëvrasja ka ndodhur në oborr dhe jo në dhomën e gjumit siç u raportua ditën e djeshme.

Në momentin kur 47-vjeçarja Merita Hajdari është vetëvrarë, kanë qenë prezent burri i saj dhe kunata. Në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej edhe nipi i çiftit. 47-vjeçarja është vetëvrarë me armën e shërbimit të bashkëshortit. 

Të afërmit janë marrë në pyetje dhe kanë treguar se gruaja kishte patur një konflikt verbal më herët për arsye familjare. Policia e Durrësit ka arrestuar bashkëshortin e saj, Sherif Hajdari, efektiv policie në Drejtorinë e Policisë së Portit në Durrës.

Djali i çiftit në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë dhe s'ka patur dijeni për rrethanat pasi ndodhej  në Sarandë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qaf thona: 07/08/2018 22:42

    une mendoj cdo shift 8 oresh ne perfundim arma te lihet ne komisarjat. kur te filloje vetingu ne polici do kemi me shume frasje.

    Përgjigju
  • ILO: 07/08/2018 11:48

    Komentet e kota dhe hamendesimet vetem rendojne gjendjen e njerzve te afert te viktimes dhe bashkeshortit ,lereni drejtesine te beje punen e saj ,direkt ne thashetheme si grate e keqia turp

    Përgjigju
  • Kafsha: 07/08/2018 09:48

    Asnjë grua nuk meriton të vritet apo të vetvritet! Imagjinoni se ç’ka hequr e shkreta për vite e vite e vite të tërë..

    Përgjigju
    • Viko: 07/08/2018 10:53

      Asnje gje se ka hequer gjate viteve . Mos beni supozime te kota kur nuk dini gje. Me komente vetem hidheroni familjaret me teper. Ka qene dicka momentale sic na ndodh te gjitheve. Arma ne shtepi ti ben keto gjera. Policet nuk duhet te jene te armatosur.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)