DASH raport shqetësues për Kosovën, 95 të arrestuar për trafikim njerëzish
Të dhënat e raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për “Trafikimin me njerëz” janë shqetësuese për Kosovën. Në këtë raport thuhet se gjykatat e Kosovës japin dënime minimale për të akuzuarit për trafik njerëzish.
Policia e Kosovës
Të dhënat e raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për “Trafikimin me njerëz” janë shqetësuese për Kosovën. Në këtë raport thuhet se gjykatat e Kosovës japin dënime minimale për të akuzuarit e veprave penale që ndërlidhen me “Trafikim me njerëz”, shkruan "Zëri.info".
Ndërkohë të dhënat e Policisë së Kosovës për pesëmujorin e parë të këtij viti tregojnë se numri i të arrestuarve për “Trafikim me njerëz”, “Mundësim ose detyrim i prostitucionit” e vepra të tjera të ngjashme është mjaft i madh.
Gjatë periudhës janar-maj të këtij viti Drejtoria Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të Policisë, bën të ditur se janë arrestuar gjithsej 95 të arrestuar, shkruan më tutje "Zëri.info".
Prej tyre 6 për “Trafikim me njerëz”, 26 për “Mundësim ose detyrim i prostitucionit”, për veprën penale “Marrja me prostitucion” sipas këtyre të dhënave janë arrestuar 54 persona, 2 persona janë prangosur për “Shërbime seksuale të viktimave të trafikimit”, si dhe 7 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme që ndërlidhen me “Trafikim”.
Sipas statistikave zyrtare të Policisë, pjesa më e madhe e viktimave të trafikimit sipas formës së shfrytëzimit për prostitucion të të tjerëve janë nga Kosova dhe nga Shqipëria e disa nga vendet tjera, ndërsa mosha e viktimave është ajo në mes 16 deri në 20-vjeçare. Shifrat e këtij viti janë thuajse të njëjta edhe me periudhën e njëjtë kohore të vitit 2017.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.2%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2281
Lajme të tjera
-
Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
19 Prill, 19:57
-
Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne
19 Prill, 18:10
-
Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
19 Prill, 15:32
-
Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim
19 Prill, 14:08
-
Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte
19 Prill, 13:43
-
Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave
19 Prill, 12:29
-
U ndalua në Serbi, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
18 Prill, 22:20
-
Ekspertët: Qytetarët dhe policët e Kosovës nuk u ndaluan në kufirin serb, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol
18 Prill, 18:58
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
18 Prill, 18:12
-
Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën
18 Prill, 17:28
-
Kurti: Lirohen katër efektivët e ndaluar, zv.drejtori i policisë së Kosovës mbahet ende në Serbi
18 Prill, 11:45
-
Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia
18 Prill, 10:54