Dashuria e emigrantes shqiptare dhe piktorit të dënuar në komunizëm, Irena: Pikturat Koleci i shihte si fëmijë

“Ne kishim një banesë, ku të gjitha dhomat ishin të mbushura me pikturat e tij dhe ai cohej në mëngjes dhe më thoshte gjithmonë ‘Do shikoj njëherë fëmijët e mi. Pikturat për të ishin kalamajtë e tij”, tregon Irena Bejleri.

Pikturat e Kolec Prela Lamshit, përfaqësuesit të etnografinë shqiptare në ekspozitën në Hannover të Gjermanisë në vitin 2000 u bënë shkaku i njohjes me Irena Bejlerin, një gruaje shqiptare që jetonte e vetme në Gjermani.

Nga malli për atdheun, emigrantja 39 vjeçare ra në dashuri me piktorin, për të sjellë më tej 16 vjet bashkëjetesë mes tyre. Siç jeta e Irenës mori tjetër rrjedhë kur u njoh me artistin, njëjtë ndodhi edhe pas ndarjes nga jeta të Kolec Lamshit, më 11 mars të 2016.

Ai nuk gjendet fizikisht me mua, por shpirtërisht ai është me mua. Unë jetoj me të dhe ai jeton me mua. Kështu e mendoj çdo mëngjes, çdo drekë, çdo darkë që mbetem vetëm. Unë bisedoj me të. Biseda ime është duke parë pikturat dhe mendoj se e kam shumë pranë meje


Irena Bejleri

Dënimi me 13 muaj burg për agjitacion dhe propagandë në kohën e komunizmit e shtyu piktorin të nisej në rrugën e emigrimit.

Netë të tëra ka pritur momentin e pushkatimit të tij. Ai më tregonte që vinte skuadra e pushkatimit dhe në mes të natës e merrnin dhe e çonin për ta ekzekutuar. E nxirrnin nga makina dhe pastaj përnjëherësh e fusnin prapë në makinë. Po ajo ishte një torturë ç’njerëzore, shpirtërore që ti tani po pret të të ekzekutojnë. Dhe kur tregonte të bënte që ti ta dëgjoje, dhe kur e dëgjoje ti ndieje një keqardhje dhe një dëshirë për ta mbështetur këtë njeri që ka vuajtur kaq shumë, se unë isha vetë e vuajtur në atë kohë. Na bashkoi ndoshta edhe kjo jetë e vështirë, e tija dhe e imja

 Irena Bejleri per Report Tv

Fati deshi që Irena të gjejë dashurinë, dhe sot dy vjet pas vdekjes së piktorit të zemrës se saj Kolecit, ajo të gjejë në çdo moment ngjyrën e dashurisë së humbur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë